Denoncimi/ “Mësuesit nuk shpjegojnë në shkolla, detyrojnë nxënësit të ndjekin kurset private”Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një nënë ka ngritur shqetësimin e saj në redaksinë e JOQ Albania, duke hedhur dritë mbi një problem të thellë që prek mijëra prindër dhe nxënës në Tiranë dhe jo vetëm.

Lexo dhe...  “Përpjekjet për ta nxjerrë SPAK si represiv janë të dështuara”/ Dumani për masat nga SPAK: Hidhni një sy çfarë ndodh-Çkemi News

Në mesazhin e saj ajo përshkruan realitetin e hidhur ku mësuesit e shkollave publike nuk kryejnë detyrën e tyre në klasë dhe i detyrojnë nxënësit të ndjekin kurset e tyre private.

Sipas saj, disa mësues të lëndëve si matematika dhe fizika po përdorin një praktikë të padrejtë: nxënësit që ndjekin kurset private te këta mësues marrin nota të larta pa i merituar, ndërsa ata që nuk kanë mundësi financiare për t’u regjistruar, mbeten pas.

Lexo dhe...  “Mashtruesi” kërcënon gazetarin: Ik largohu se do e marr personale me ty-Çkemi News

“Vajza ime është në klasën e 8-të dhe qan çdo ditë duke më thënë që nuk do shkoj në shkollë po s’më çove në kursin e matematikës te zysha. Nuk kam mundësi financiare. Si unë janë shumë prindër të tjerë në Tiranë,” shkruan ajo ndër të tjera.

Qytetarja gjithashtu thekson se kjo situatë ka krijuar një klimë të rëndë bullizmi mes nxënësve, ku fëmijët që nuk ndjekin kurset private për shkak të pamundësive financiare përballen me tallje dhe diskriminim nga shokët e klasës.

Lexo dhe...  Vajza nga Klosi tregon lidhjen me dy djemtë: Kenado dhe Renato s’kishin fotot e mia nudo, por përhapën fjalë

“Mësuesit nuk duhet të bëjnë kurse me nxënësit e tyre dhe as të përdorin notat si mjet presioni. Shkolla është vend ku shkohet për të mësuar, jo për të ndjekur kurset private të mësuesve,” thekson denoncuesja.

Ajo kërkon hetim të plotë të kësaj praktike nga institucionet përgjegjëse dhe ndëshkimin e mësuesve që abuzojnë me këtë situatë.

Praktika e detyrimit të nxënësve për të ndjekur kurse private ka një ndikim të thellë negativ te fëmijët. Nëna shprehet se kjo po i demotivon nxënësit, duke i larguar nga arsimi dhe duke krijuar një ndarje sociale bazuar në mundësitë ekonomike.

Lexo dhe...  Përshëndetje ekipi i Ckemi.net ,Po ju shkruaj për të raportuar një problem me faqen zyrtare të Komunës së Kallmetit.(Video)-Çkemi News

Rezultatet e dobëta në testimet ndërkombëtare, si ato të PISA-s, sipas saj, janë një pasqyrim i qartë i nivelit të ulët të arsimit publik në Shqipëri.

Ky denoncim i shtohet një zinxhiri problemesh të vazhdueshme në sistemin arsimor, duke ngritur pyetje mbi etikën dhe profesionalizmin e disa mësuesve dhe mbi nevojën për reforma të thella në këtë sektor.

Lexo dhe...  Denoncime: Gjobat “e falura” që s’u falën kurrë? Zbulohet mashtrimi që po revolton qytetarët!-Çkemi News

JOQ Albania mbetet pranë zërave të qytetarëve dhe do të vazhdojë të raportojë shqetësimet e tyre për t’i dhënë jehonë kërkesave për ndryshim.

Mesazhi i plotë i saj drejtuar redaksisë tonë:

(Vizituar 35 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share