Dhimbje! Tezes se Martinit i bie te fiket ne proteste: Mos me jepni uje, Martini ka 4 dite qe nuk pi, -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

“E çuam në shkollë dhe jo në luftë që të na e therin Nuk më gjen gjë. Gjithë bota ka mbajt zi për të, jo vetëm Shqipëria. Ç’më duhet uji, ka katër ditë që Martini nuk pi ujë”, tha ajo.

Lexo dhe...  SPAK nuk pyet per Big Brother! Ja kush jane dy ministrat e Rames qe po tentojne te largohen nga Shqiperia -Çkemi News

Tezja e Martin Canit ka folur mes lotësh në protestën e organizuar për vrasjen e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij me iniciale M. P., pranë derës së shkollës Fan Noli mesditën e 18 Nëntorit.

Mes dhimbjes, tezja e të miturit u shpreh se e dërguan Martinin në shkollë dhe jo në luftë që ta therin.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; Dy automjete përplasen në rrugën e Kombit, 6 të plagosur dyshohet për.. Çkemi News

“E çuam në shkollë dhe jo në luftë që të na e therin Nuk më gjen gjë. Gjithë bota ka mbajt zi për të, jo vetëm Shqipëria. Ç’më duhet uji, ka katër ditë që Martini nuk pi ujë”, tha ajo.

Por, për shkak të dhimbjes nga humbja e nipit të saj, që u godit me thikë në zemër, ajo humbi ndjenjat në protestë.

Tezja e 14-vjeçari u transportua me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Lexo dhe...  Aksident fatal në aksin Elbasan–Librazhd, automjeti del nga rruga, humb jetën shoferi 19-vjeçar

Në Tiranë, përpara Ministrisë së Arsimit po mbahet një protestë, për vrasjen e Martin Canit nga një bashkëmoshatar i tij në shkollë përpara disa ditësh.

Lexo dhe...  EMRI-FOTO/ Itali, humb jetën DJ shqiptar, ishte me “Ferrarin” kur…

Një shoqe e klasës së Martinit tha se kjo që ka ndodhur është një turp. Sipas saj, ajo ka parë gjithmonë nëpër klasa njerëz me thika dhe se drejtuesit e shkollës kanë dështuar në misionin e tyre.

(Vizituar 144 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share