Çfar po ndodh në Shqipëri; “Nxihet” qielli, meteorologia paralajmëron stuhi, reshje deri në 120 mm dhe përmbytje; çfarë na pret në orët në vijim-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share
Çdo orë që kalon do të sjellë intensifikim të reshjeve, ku në veri ato do të arrijnë në 100-120 mm, ndërsa në jug do të ketë rrebeshe afatshkurtra.

Paralajmërimi u dha nga meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës në zonat malore do të ketë reshje bore.

Lexo dhe...  “Jam në burg sepse jam dëshmitari kryesor i…” Meta: Çuditërisht sot vura re se numri i qelisë time ishte 5. Kjo do më ndihmojë më shumë për të…-Çkemi News

“Dita e sotme do të ketë reshje me intensitet, ndërsa çdo orë që kalon reshjet do të intensifikohen kryesisht në veri e verilindje. Në zonat qendrore herë pas here rrebeshe. Në jug priten rrebeshe afatshkurtra. Veriu do të ketë reshje intensive gjatë gjithë ditës rreth 100-120mm reshje ku për shumë zona është sasia mujore e reshjeve. Deri në mesnatë reshjet do të jenë me intensitet të lartë. Rrebeshe më të rralla në jug. Në zonat e thella malore ka reshje dëbore. Zonat qendrore 60 mm shi dhe në zonat jugore deri në 40 mm shi”.

Lexo dhe...  33 vjet nga Lëvizja Studentore e dhjetorit/ Të rinjtë kërkonin lirinë e fjalës dhe reforma demokratike

Meteorologia theksoi se pas mesnatës do të kthjellohet moti dhe termometri zbret në vlera të ulëta.

“Pas mesnatës do të kthjellohet moti dhe termometri zbret në vlera të ulëta. Termometri në nivele të larta edhe sot, ndërsa nga nesër e në vijim ditët janë të gjitha ditë dimri nga pikëpamja e temperaturave”.

Lexo dhe...  Parashikimi i motit për datën 3 nëntor 2023

Po kështu edhe era sipas Porjas do të forcohet dhe do të arrijë shpejtësinë 70-80 km në orë

“Është çështje 3-4 orësh që era të forcohet. Era do të jetë e fortë me shpejtësi 70-80 km në orë”.

Lexo dhe...  Nesër shi dhe shtërngata ‘mbërthejnë’ vendin, ja cila zonë do të preket më shumë-Çkemi News

Sipas saj fundjava do të jetë e ftohtë, me diell pa reshje deri në fund të muajit nëntor.

Sa i përket rajonit, Porja theksoi se do të ketë reshje me intensitet të lartë dhe rrezik për përmbytje në rajon.

(Vizituar 353 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share