Albania

Dënoi me burg Saimir Tahirin dhe gjobë Ermonela Felajn, cili është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën-Çkemi News
Albania

Dënoi me burg Saimir Tahirin dhe gjobë Ermonela Felajn, cili është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën-Çkemi News

Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i duhet të shkojë dy herë në muaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, pas vendimit që mori sot Apeli i Posaçëm i GJKKO-së. Gjyqtari që vendosi liderin e opozitës në masën detyrim paraqitje, është Engert Pëllumbi, i cili nuk është një emër i njohur për publikun. Por gjatë karrierës së tij në gjyqësor, ai ka marrë vendime të rëndësishme, ndaj emrave të njohur të politikës. Kështu, më 5 shkurt të vitit 2022, trupa gjykuese e komanduar nga KLGJ për të shpallur vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri, e kryesuar nga Engert Pëllumbi dhe anëtarë Igerta Hysi dhe Florian Kalaja, dha dënimin me 3 vite e 4 muaj burg dhe për 3 vite të tjera të mos ushtrojë asnjë funksion publik për veprën penale “Shpërdorim detyre”. ...
Fillon aplikimi i tarifës në autostradën Thumanë-Kashar, ja sa do paguajnë automjetet që do kalojnë aty-Çkemi News
Albania

Fillon aplikimi i tarifës në autostradën Thumanë-Kashar, ja sa do paguajnë automjetet që do kalojnë aty-Çkemi News

  Qarkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë duke filluar nga e shtuna. Kompania koncesionare ka njoftuar se nga data 4 janar do të nisë zbatimi i tarifës së miratuar, e cila fillon nga 2.1 euro pa TVSH. Sipas njoftimit, kjo tarifë do të rishikohet çdo vit, duke u përshtatur me luhatjet e kursit të këmbimit. Aksi Thumanë-Kashar, me një gjatësi prej 30 km, u përfundua në verën e vitit të kaluar. Deri tani, qarkullimi ka qenë falas, pasi kompania ka kryer testimet e nevojshme për të shmangur krijimin e radhëve. Rruga ofron kushte e standarde të larta sigurie. Ky aks lehtëson ndjeshëm lëvizjen duke shmangur trafikun si dhe shkurtuar kohën e udhëtimit.
E kujtoni Bertinen e Big Brother! Nga puna ne Dubai, vjen lajmi i mrekullueshem per te (Foto)-Çkemi News
Albania

E kujtoni Bertinen e Big Brother! Nga puna ne Dubai, vjen lajmi i mrekullueshem per te (Foto)-Çkemi News

Bertina Mehmeti, një nga banoret më të spikatura të edicionit të tretë të Big Brother, u bë e njohur për karakterin dhe hijeshinë e saj të veçantë. Pas përfundimit të aventurës televizive, ajo ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes së medias, duke ndjekur një jetë më private. Së fundmi, Bertina ka ndarë me ndjekësit në Instagram lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël. Ajo organizoi një ceremoni intime për të zbuluar gjininë e foshnjës dhe emocionoi ndjekësit me lajmin se do të bëhet nënë e një djali. Ajo pa dyshim që ishte personazhi më i dashur për publikun gjatë gjithë edicioneve dhe vazhdon të jetë. Nëse mendoni se Bertina vazhdon të jetojë në Tiranë e keni shumë gabim. Po bëhen gati gjashtë muaj që kur ajo mori rrugën për Dubai, ku ka shkuar për të avancuar vetën në ...
“Jam në burg sepse jam dëshmitari kryesor i…” Meta: Çuditërisht sot vura re se numri i qelisë time ishte 5. Kjo do më ndihmojë më shumë për të…-Çkemi News
Albania

“Jam në burg sepse jam dëshmitari kryesor i…” Meta: Çuditërisht sot vura re se numri i qelisë time ishte 5. Kjo do më ndihmojë më shumë për të…-Çkemi News

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim nga burgu 313 ku ndodhet prej datës 21 tetor, kur u arrestua pranë Kasharit në autostradën Tiranë-Durrës, me urdhër të SPAK. Meta komenton zhvillimet e fundit në vend dhe akuzon mazhorancën se kontrollon drejtësinë. Ai shprehet se Belind Këlliçi u thirr në SPAK “brenda dy javësh i kallëzuar nga një person i dënuar në 5 shtete si mashtrues dhe terrorist, pse paska bërë një foto me Presidentin Trump, me regji të “gruas të Bilalit” që bëri burgun për foton e tij të paligjshme me Presidentin Obama”. “Ndërkohë që korruptuesi i Charles McGonigal që e di e gjithë bota nuk është thirrur asnjëherë nga SPAK që e ka kyçur dosjen McGonigal se aty dalin edhe McGonigalë të tjerë dhe vetë Altin Dumani me shokë, që kanë bashkëpunuar me të...
Lajmi Fundit: 54 vjeçari, kërcënon gruan dhe fëmijët, më pas i vë zjarrin banesës në Kamëz -Çkemi News
Albania

Lajmi Fundit: 54 vjeçari, kërcënon gruan dhe fëmijët, më pas i vë zjarrin banesës në Kamëz -Çkemi News

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kamëz, ku një 54-vjeçar ka kërcënuar me jetë gruan dhe fëmijët, ndërsa më pas i ka vënë zjarrin banesës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tuk Jakova”, ku shtetasi Bashkim Domi, 54 vjeç, dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre se do t’i digjte me benzinë dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, shkruan Newsbomb.al Njoftimi i policisë:Kanosi bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre, se do t’i digjte me benzinë, dhe më pas i vuri zjarrin banesës, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tuk Jakova”, një shtetas kishte kanosur për jetën familjarët e tij, menjëherë kanë organizuar punën për vënien e a...
3 nëntor 1879, kur Athina fliste shqip para 138 vjetësh, kërkohej bashkimi i trojeve shqiptare-Çkemi News
Albania

3 nëntor 1879, kur Athina fliste shqip para 138 vjetësh, kërkohej bashkimi i trojeve shqiptare-Çkemi News

Dikur në Greqi flitej më shumë gjuha shqipe. Kështu pretendohet së paku nga shumë historianë… Në Greqi dikur botohej gazeta ‘Zëri i Shqipërisë”! Ky numër i kësaj gazete (i postuar më poshtë si foto), është botuar 138 vjet më parë (foto) dhe mban datën: 3 nëntor 1879… Është padyshim një dëshmi shumë e fuqishme e pretendimeve se dikur Athina – dhe jo vetëm ajo – flisnin shqip ashtu, siç “dihet” dhe mohohet fuqishëm nga grekët, shkruan alb-observer.com! Në nëntitullin e saj, kjo gazetë shkruan: “Gazeta e të drejtave të shqiptarëve”. Fakti më i rëndësishëm për këtë dëshmi të pathyeshme historike ishte redaktori i saj, A. I. Kuluriotis, si një nga figurat më të shq...