Fillon aplikimi i tarifës në autostradën Thumanë-Kashar, ja sa do paguajnë automjetet që do kalojnë aty-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Qarkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë duke filluar nga e shtuna.

Lexo dhe...  Zbulohet vepra e panjohur e Marin Barletit

Kompania koncesionare ka njoftuar se nga data 4 janar do të nisë zbatimi i tarifës së miratuar, e cila fillon nga 2.1 euro pa TVSH.

Sipas njoftimit, kjo tarifë do të rishikohet çdo vit, duke u përshtatur me luhatjet e kursit të këmbimit.

Lexo dhe...  “S’ka vdekur njeri për bukë!”/ Shifrat e Eurostat “shkundin” propagandën e Kryeministrit, klasifikojnë Shqipërinë të fundit

Aksi Thumanë-Kashar, me një gjatësi prej 30 km, u përfundua në verën e vitit të kaluar. Deri tani, qarkullimi ka qenë falas, pasi kompania ka kryer testimet e nevojshme për të shmangur krijimin e radhëve.

Lexo dhe...  Fiks Fare”/ Fëmijës me autizëm i bie tabela në kokë, mësuesja nuk e ndihmon, kolegia: Ajo rreh fëmijët! Policia “fsheh” ngjarjen

Rruga ofron kushte e standarde të larta sigurie. Ky aks lehtëson ndjeshëm lëvizjen duke shmangur trafikun si dhe shkurtuar kohën e udhëtimit.

(Vizituar 96 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share