E kujtoni Bertinen e Big Brother! Nga puna ne Dubai, vjen lajmi i mrekullueshem per te (Foto)-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Bertina Mehmeti, një nga banoret më të spikatura të edicionit të tretë të Big Brother, u bë e njohur për karakterin dhe hijeshinë e saj të veçantë. Pas përfundimit të aventurës televizive, ajo ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes së medias, duke ndjekur një jetë më private.

Lexo dhe...  Fshataret kineze që po “tërbojnë” rrjetin anembanë botës (Foto)

Së fundmi, Bertina ka ndarë me ndjekësit në Instagram lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël. Ajo organizoi një ceremoni intime për të zbuluar gjininë e foshnjës dhe emocionoi ndjekësit me lajmin se do të bëhet nënë e një djali.


Ajo pa dyshim që ishte personazhi më i dashur për publikun gjatë gjithë edicioneve dhe vazhdon të jetë.

Nëse mendoni se Bertina vazhdon të jetojë në Tiranë e keni shumë gabim. Po bëhen gati gjashtë muaj që kur ajo mori rrugën për Dubai, ku ka shkuar për të avancuar vetën në studime, ku edhe punon, transmeton lajmi.net.

Lexo dhe...  Çmimet në Shqipëri po rriten, ndërsa në vendet e tjera të Europës po ulen

Bertina shkoi në Dubai përmes një kompanie ku ka aplikuar për punë. Aktualisht ajo është pjesë e një kompanie lider në fushën e mjekësisë, ku meret me pjesën e recepsionit dhe organizimit të të gjithë pacientëve dhe klientëve./lajmi.net.

(Vizituar 198 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share