Lajmi Fundit: 54 vjeçari, kërcënon gruan dhe fëmijët, më pas i vë zjarrin banesës në Kamëz -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kamëz, ku një 54-vjeçar ka kërcënuar me jetë gruan dhe fëmijët, ndërsa më pas i ka vënë zjarrin banesës.

Lexo dhe...  Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare/ Zbardhen detaje të reja, përse iu refuzua 6 herë licensa Ina Xhaxhos?

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tuk Jakova”, ku shtetasi Bashkim Domi, 54 vjeç, dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre se do t’i digjte me benzinë dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, shkruan Newsbomb.al

Lexo dhe...  Letter 'written by US Confederate officer 150 years ago predicted first two World Wars and said the third would be between Islamic leaders and the West'... but is it just a hoax?

Njoftimi i policisë:Kanosi bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre, se do t’i digjte me benzinë, dhe më pas i vuri zjarrin banesës, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tuk Jakova”, një shtetas kishte kanosur për jetën familjarët e tij, menjëherë kanë organizuar punën për vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.Si rezultat i veprimeve profesionale të punonjësve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi B. D., 54 vjeç.Ditën e djeshme, në rrugën “Tuk Jakova”, ky shtetas dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre se do t’i digjte me benzinë dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(Vizituar 113 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share