“S’pranojmë që qytetarët të futen brenda pa gjyq”, SPAK “i përgjigjet” Ramës: Vetëm 9.7% e personave të hetuar nga ne janë në paraburgim-Çkemi News
Përveç të atit, për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha nuk pati asnjë apel kur ajo përfundoi nën arrest me burg, ndonëse ishte nëne e vetme e dy fëmijëve.
Njëri prej tyre me probleme shëndetësore. As kur një i aksidentuar i identifikuar si Arnold Shahu i dosjes Nomada nga krevati përfundoi në kafaz. Dhe as kur Deila Qema me foshnjën në krahë u prangos. Por diçka ka ndryshuar orët e fundit dhe në fokus është SPAK, që ka arrestuar disa politikanë të nivelit të lartë.
Sinkron Edi Rama: “Ne nuk mund të pranojmë që në emër të pavarësisë të kapërcehen fazat e hetimit dhe të gjykimit dhe as nuk mund të pranojmë që në emër të pavarësisë paraburgimi të bëhet faktikisht një normë për të kapur dhe kyçur brenda pa gjyq këdo qoftë”.
Prokur...







