Lajmi Fundit; EMRI/ Dyshohet se abuzonte me të miturën, arrestohet 38-vjeçari në Lezhë-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


 

LEZHË- Një 38-vjeçar është arrestuar për vjedhje dhe marrëdhënie seksuale me të mitur.

Lexo dhe...  Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda-Çkemi News

Sipas policisë, nga hetimet e kryera ka rezultuar se 38-vjeçari Simon Gjoka është autori i disa vjedhjeve të bagëtive të trasha në fshatin Gajush, vjedhje të ndodhura në javën e parë të muajit shkurt 2025, si dhe dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në fshatra të tjera ku vijon puna për dokumentimin ligjor të tyre.

Lexo dhe...  Fëmijët e ishullit famëkeq’ të abuzimit mohojnë se kanë njohur Jeffrey Epstein (fotot)

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia sekuestroi dy automjete që shërbenin për transportimin e bagëtive të trasha që ky shtetas vidhte në fshatrat e Lezhës.

Lexo dhe...  Dyshohet se u mor peng dhe u vra, zbardhet ngjarja e rëndë në Dhërmi! Recepsionisti i hotelit u qëllua me armë, nuk i është gjendur trupi-Çkemi News

 

Po ashtu, në telefonin e tij, Policia zbuloi se 38-vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale e një të mitur 13 vjeçare (vajzën e një shtetaseje që strehohej në banesën e saj në Lezhë, lidhje miqësore e tij).

Grupi hetimor ka nisur punë për zbardhjen e veprimtarisë së 38-vjeçarit.

(Vizituar 4 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share