“Për 99 % të politikanëve kërkohet burg”, ish-Prokurori Beci zbardh detajet pas arrestit të Veliajt-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Ish-Kreu i Krimeve të Rënda Benet Beci, i ftuar në “Top Story” ka zbardhur të tjera detaje nga hetimi dhe dosja voluminoze ku përfshihet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortja e tij dhe disa biznesmenë.

Lexo dhe...  Rama nga Berati: Për herë të parë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin, krenarë për PS-në

“Duke filluar nga fakti që shpeshherë politika, por edhe drejtuesi i mazhorancës, ka ngritur në serialin e tij “Sy m’sy” edhe pretendimet e lidhjes shkak-pasojë në çështje, unë mendoj si profesionist që duhet të shpjegojmë diçka shumë thelbësore. Jemi në fazën ku Prokuroria e Posaçme ka paraqitur një kërkesë në gjykatë, në bazë të disa hetimeve që ka kryer, për dyshimet të arsyeshme, të bazuara në ekzistencën e kryerjes së disa veprave penale, nga disa autorë të dyshuar.

Lexo dhe...  Zyrtarizohet fundi i Belindës! Tensioni mes Ramës dhe Ballukut në varrimin e Nanos, ja çfarë iu ndodhi te dyve

Këtu, në këtë moment nuk jemi përballë fazës shkak-pasojë. Këtu jemi përballë momentit të hapjes së derës, për të çelur një hetim, i cili, më tej do konsolidojë këto prova që janë me dyshime të arsyeshme sot, ose do krijojë prova të reja për të konsoliduar më tej akuzat. Pra, e thënë me pak fjalë, Prokuroria e Posaçme kishte një dyshim, një dyshim i bazuar në kërkesën që ia paraqiti gjykatës. Gjykata, në bazë të këtij dyshimi, jo në bazë të asaj dosje, por në bazë të argumenteve për dosjen, dha një vendim të përcaktuar. Vendimi që ne kemi lexuar, ose qoftë dhe njoftimi për shtyp i Prokurorisë së Posaçme, sigurisht që kemi të bëjmë me një prokuroi e cila është elitare në Shqipëri, ka profesionalizmin, por dhe çdo prokurorie tjetër nuk i lejohet që në kërkesën për caktimin e masës së sigurimit, të shprehë fantazi. Çdo fjali që ka të shkruar aty, duhet ta ketë të bazuar në prova dhe në shkresa. Në çfarë shohim dhe çfarë lexojmë, në bazë të provave dhe shkresave, është dyshimi i arsyeshëm.

Lexo dhe...  Mungesa e energjisë elektrike dhe rritja e çmimeve/ Protesta të dhunshme në Libi, i vihet flaka parlamentit

Historiku i masave të sigurimit të përcaktuar nga Prokuroria e Posaçme, nuk i jepte asnjë zgjidhje tjetër, përveç masës së sigurimit “arrest me burg”. Pse historiku? Si është sjellë Prokuroria e Posaçme me dosjet e tjera, me personazhet e tjera, nuk kishte rrugë tjetër përveç masës së sigurimit “arrest me burg” në rastin konkret.”

(Vizituar 154 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share