Albania

Skandali 3-të në Fiks Fare brenda pak ditëve/ Pas Kavajës dhe Peshkopisë, qindra pensionistëve në Laç u vidhen pensionet
Albania

Skandali 3-të në Fiks Fare brenda pak ditëve/ Pas Kavajës dhe Peshkopisë, qindra pensionistëve në Laç u vidhen pensionet

Fiks Fare publikoi mbrëmjen e së martës skandalin e tretë me pensionet e qytetarëve në Shqipëri. Në datën 2 qershor 2022, emisioni investigativ transmetoi problemin e pensioneve në qytetin e Kavajës, ku dhjetëra pensionistë ankohen që s’kanë marrë pensionet e dy muajve, dhjetor 2021 dhe janar 2022. Një pensionist tha se ai dhe bashkëshortja nuk i kanë marrë këto pensione, pasi i ka përvetësuar një ish-punonjëse, e cila më pas ka ndërruar jetë.     Ndërkohë, pas transmetimit të këtij investigimi, në redaksinë e Fiks Fare mbërritën disa ankesa nga pensionistë në Peshkopi, ku një punonjës i mori pensionet për të blerë shtëpi në Tiranë. Gazmir Hysi shpërndante pensione në zonën e Kastriotit, por pasi mori një shumë prej rreth 7 milionë lekësh, ai vonoi shpërndar...
Vrau me thikë 43-vjeçarin, arrestohet autori
Albania

Vrau me thikë 43-vjeçarin, arrestohet autori

Goditi me mjet prerës 43-vjeçarin, i cili ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të marra, vihet në pranga autori i dyshuar.     Në vijim të informacionit paraprak, përmes të cilit njoftuam se, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, Jorgo Golemaj goditi me mjet prerës, në kurriz, shtetasin Kledi Koka., 43 vjeç, sqarojmë se, si pasojë e plagëve të marra Kledi Koka ka ndërruar jetë.   Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë bërë të mundur arrestimin e Jorgo Golemaj.     Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thika). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
EMRI/ Identifikohet autori i plagosjes së trefishtë në Ksamil, 21-vjeçari me precedent penalë
Albania

EMRI/ Identifikohet autori i plagosjes së trefishtë në Ksamil, 21-vjeçari me precedent penalë

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim një nga autorët e plagosjes së trefishtë në Ksamil këtë të martë. BalkanWeb mëson se është shpallur në kërkim Gjergj Arapi 21-vjeç banues në fshatin Shendelli. Po ashtu bëhet me dije se 21-vjeçari është me precedentë penale i arrestuar në vitin 2016, pasi në banesë në atë kohë iu gjet një kallashnikov me 56 fishekë. Ndërkohë ditën e sotme ka qenë me disa persona të tjerë . Sakaq policia vijon hetimet për identifikim e autorëve të tjerë.
Sarandë/ U arrestua 6 ditë më parë, digjet zyra noteriale e Aleko Anagnostit
Albania

Sarandë/ U arrestua 6 ditë më parë, digjet zyra noteriale e Aleko Anagnostit

Më 1 qershor, policia e Sarandës vuri në pranga Aleko Anagnosti me profesion noter. Ky i fundit u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Sarandës, teksa dy ditë më parë Gjykata vendosi “Arrest në burg” me afat 45 ditë. Ndërkohë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm zyra e noterit Aleko Anagnosti, në Sarandë është bërë shkrumb e hi. Persona të paidentifikuar i kanë vendosur zjarrin zyrës në qendër të qytetit. Mësohet se autorët kanë hapur portën kryesore dhe kanë hyrë brenda, duket djegur dokumentet. Kujtojmë se Anagnosti është një nga noterët më të vjetër dhe djegia e zyrës së tij i shkakton një dëm të madh qytetit, pasi ai disponon arkivën edhe të noterëve të tjerë që kanë lënë profesionin vite më parë. Njoftimi i policisë Sarandë: Më 06.06.2022, në lagjen nr.1 S...
Bajram Begaj Presidenti i Republikës, Veliaj: I bindur se do ta përmbushni detyrën me nder dhe profesionalizëm
Albania

Bajram Begaj Presidenti i Republikës, Veliaj: I bindur se do ta përmbushni detyrën me nder dhe profesionalizëm

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion veliaj ka urur Bajram Begajn për zgjedhjen President I Republikës. Menjëherë pas votimit të Kuvendit, përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Urime në detyrën tuaj të re, Z. President!     I bindur se do ta përmbushni atë me nder dhe profesionalizëm”. Më herët, Begaj mbante postin e Shefit të Shtabit të Pergjithshëm të Forcave të Armatosura.
Shtrenjtohet nafta! Bordi i Transparencës vendos çmimin më të lartë që nga krijimi
Albania

Shtrenjtohet nafta! Bordi i Transparencës vendos çmimin më të lartë që nga krijimi

Një litër naftë do të shitet për 249 lekë në pikat e karburantit në vend, duke nisur nga ora 18:00 e kësaj të mërkure, 10 lekë më shumë se sa shitej deri sot. Në çmimet e reja për karburantet, të publikuara sot nga Bordi i Transparencës, rritet dhe çmimi i benzinës, ku një litër do të kushtojë 244 lekë, ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, ku një litër gaz do të kushtojë 90 lekë. Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme. Njoftimi i Bordit të Transparencës: Bordi i Transparencës në datë 1 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 236 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e stand...
Benzi përplaset me zetorin, humb jetën 32-vjeçari në Kakavijë
Albania

Benzi përplaset me zetorin, humb jetën 32-vjeçari në Kakavijë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen, ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të Pikës Kufitare të Kakavijës pranë kryqëzimit të fshatit Vrisera. “Benzi” që drejtohej nga 41-vjeçari nga Gjirokastra ka përplasur zetorin dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i tij, 32-vjeçari Harallamb Stamati, banues në Kakavijë. I lënduar ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve paraprake konfirmohet se përplasja ka qenë shumë e fortë,  pasi “Benzi” ka qenë me shpejtësi, ndërsa zetori pa sinjale dhe pa shenja dalluese fluoreshente.     Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe forcat policore të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë. Njoftimi i policisë:  “Rreth orës 21:10, në ak...
E FUNDIT/ 75-vjeçarja gjendet e varur në oborrin e shtëpisë!
Albania

E FUNDIT/ 75-vjeçarja gjendet e varur në oborrin e shtëpisë!

Një 75 vjeçare me inicialet, N.H është gjetur e vetëvarur në oborrin e shtëpisë së saj në Delvinë. Viktima u gjet nga familjarët, ndërsa në trup nuk kishte shenja dhune. Policia po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë. Njoftimi i Plotë: Delvinë/Informacion paraprak Më datë 31.05.2022, në Delvinë, në oborrin e banesës, është gjetur nga familjarët, e vetëvarur shtetasja N. H., rreth 75 vjeçe, banuese në Delvinë.