Benzi përplaset me zetorin, humb jetën 32-vjeçari në Kakavijë

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen, ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të Pikës Kufitare të Kakavijës pranë kryqëzimit të fshatit Vrisera.

“Benzi” që drejtohej nga 41-vjeçari nga Gjirokastra ka përplasur zetorin dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i tij, 32-vjeçari Harallamb Stamati, banues në Kakavijë. I lënduar ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake konfirmohet se përplasja ka qenë shumë e fortë,  pasi “Benzi” ka qenë me shpejtësi, ndërsa zetori pa sinjale dhe pa shenja dalluese fluoreshente.

 

 

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe forcat policore të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë.

Njoftimi i policisë: 

“Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Kakavije, automjeti tip “Benz “, me drejtues shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me automjetin tip zetor, me drejtues shtetasin Ll. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Kakavije, Gjirokastër. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i zetorit, shtetasi Ll. Ç., si dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi I. M., i cili u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”.

(Vizituar 36 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share