“Kryeministër, e di ti kush është Delvina? Po ta tregojmë ne!”-Çkemi News
Në zyrat e Tiranës mund të flitet për “reforma territoriale”, për “më pak bashki” dhe për “efikasitet”, por në jug të Shqipërisë, një qytet me histori mijëravjeçare po ndien se po e fshijnë nga harta: Delvina.
Qeveria ka paralajmëruar një fazë të re të reformës territoriale, që mund të zhdukë disa bashki “të vogla” – ndër to, përflitet edhe Delvina. Por a është Delvina një bashki e vogël? Apo një simbol i madh që s’duhet prekur?
Delvina është më shumë se një emër në hartë. Është vendlindja e Sulejman Delvinës, kryeministrit të parë të Shqipërisë moderne në vitin 1920 – njeriu që firmosi aktet e Pavarësisë së plotë dhe që ngriti shtetin nga hiçi.
A ta kujton diçka kjo, zoti Kryeministër?
Por historia e Delvinës nuk ndalet te emrat e mëdhenj. Aty ndodhet Kalaja e Delv...








