Hodhi foshnjën në lumë/ Askush në familje dhe lagje nuk e dinte për shtatzëninë e 42-vjeçares, çfarë nxorën hetimet
Leta Koci, një 42-vjeçare, nënë e 5 fëmijëve, ndodhet tashmë në një shtrat spitali, e arrestuar për vrasjen e foshnjës së saj.
Ngjarja makabre u zbulua pasi gruaja e cila kishte kryer lindje në shtëpi pa asnjë asistencë mjekësore pësoi hemorragji dhe u transportua në maternitet. Bluzat e bardha pasi mësuan ngjarjen e rëndë njoftuan policinë.
Në bazë të dëshmisë së gruas policia mbërriti këtu në lumin e Tapizës, ku gjeti buzë rrjedhës në një grumbull mbeturinash foshnjën e porsalindur të pajete dhe të mbështjellë me një qese plastike. Trupi i pajetë u transportua në morgun e kryeqytetit ku do ti nënshtrohet analizave mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Në shtëpinë e familjes Koçi, ka rënë heshtja. Pas arrestimit të...








