
Një 30-vjeçare është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte në qytetin e Lezhës.
Ajo po dërgohet në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Besëlidhja”, ku e reja me iniciale E. I., ndërmori aktin e rëndë.
Sipas policisë 30-vjeçarja përdorte medikamente për depresionin.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit.
(Vizituar 269 here, 1 vizita sot)
