Tronditëse/ E lindi foshnjën, më pas e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçarja!

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Lexo dhe...  E mori në makinë, 36-vjeçari ngacmon seksualisht vajzën me probleme mendore

 

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

(Vizituar 243 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share