Ekzekutimi i Gentian Bejtjas në Fushë Krujë, shefi i komisariatit zbulon detajet mbi atentatin

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Shefi i komisariatit të Fushë Krujës, Kreshnik Alimadhi ka folur lidhur me atentatin ku u ekzekutua ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja.

Lexo dhe...  Protesta për Lear Kurtin, qytetarët ndezin qirinj dhe hedhin miell e domate para Ministrisë së Brendshme

Alimadhi nuk dha informacione lidhur me personat e shoqëruar por theksoi se po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për kapjen e autorëve të cilët pasi u arratisën dogjën makinën e përdorur brenda së cilës u gjetën të djegura edhe 4 armët kallashnikovë të përdorura.

Lexo dhe...  Trupi i Ervis Martinajt i ndarë në 6 pjesë?! Burime nga policia: Thuhet se është vrarë, por nuk dihet si!

 

“Në vendngjarje rezultoi se është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi Gentjan Bejtja. Është formuar grupi hetimor që po merret me hetimet. Pas ngjarjes, në fshatin Hasan u gjend edhe automjeti i djegur që dyshohet të jetë i autorëve.

Brenda automjetit janë gjetur 4 armë zjarri. Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet, nuk mund të jap detaje të tjera të hollësishme”– tha shefi i komisariatit.

(Vizituar 245 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share