Ckemi

Ballkani zgjohet me tërmet të fuqishëm
Ckemi

Ballkani zgjohet me tërmet të fuqishëm

Lëkundet Ballkani. Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka goditur Kroacinë rreth orës 7 të mëngjesit. Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 6 kilometrash, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në territorin e Bosnjë-Hercegovinës.   Ky është tërmeti i katërt i regjistruar në Kroaci që nga mëngjesi i sotëm. Rreth orës 5 të mëngjesit Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) njoftoi se një tërmet me magnitudë 3.7 ishte regjistruar 24 kilometra në jugperëndim të Metkoviqit, 54 kilometra në jug të Mostarit dhe pesë kilometra në jugperëndim të Neum në Bosnje dhe Hercegovinë.   Më pas u regjistruan dy tërmete të tjera më të dobëta me magnitudë 2.6 ballë. Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik të Serbisë, tërmeti është regjistruar edhe në Mal të Zi gjatë mëngjesit....
Ngriti flamurin shqiptar në shkollën greke, nxënësi përfundon me urgjencë në… drejtori
Ckemi

Ngriti flamurin shqiptar në shkollën greke, nxënësi përfundon me urgjencë në… drejtori

  Një incident ndodhi në një shkollë në Argallasti në Pelion mëngjesin e djeshëm. Një nxënës i shkollës ka varur flamurin shqiptar në kangjellat e oborrit dhe ky akt ka sjellë reagimin e shokëve të klasës. Disa nxënës të rritur e çuan te drejtori i shkollës. Reagime ka edhe nga prindërit e nxënësve të cilët janë njoftuar për ngjarjen.   Sot në orën 12 është mbledhur këshilli i shkollës nën kryesimin e kreut të Drejtorisë së Arsimit të Mesëm të Magnezisë, z.Sokratis Savelidis, sipas Protothema.gr. Sipas informacioneve, studenti është shprehur se është penduar për veprimin e tij, nuk ka dashur të ofendojë simbolin e vendit dhe gjithçka është bërë me shaka....
Policia serbe ndalon të bijën e Sanduloviç pas homazheve në Prekaz, politikani: Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiçit vazhdon ta persekutojë vajzën e tij
Ckemi

Policia serbe ndalon të bijën e Sanduloviç pas homazheve në Prekaz, politikani: Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiçit vazhdon ta persekutojë vajzën e tij

Politikani serb Nikola Sanduloviç, përmes një postimi në rrjetin social ‘X’ bën me dije se vajza e tij është ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare të Merdarës, pak pasi ajo ka kryer homazhe në te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Kryetari i Partisë Republikane Serbe thotë se vajza e tij nuk është lejuar të kthehet në Serbi dhe se po mbahet nga regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiçit “Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiçit vazhdon ta persekutojë vajzën time, Klarën. Policia po e mban atë dhe zyrtarët e Partisë Republikane në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe nuk po i lejojnë të hyjnë në Serbi”, ka shkruar ai. Kujtojmë se dhe vetë Sanduloviç u dhunua barbarisht dhe u burgos pas homazheve në Prekaz....
At’ Gjergj Fishta. Për ditë e ma i gjallë, e ma aktual.👍🇦🇱👐
Ckemi

At’ Gjergj Fishta. Për ditë e ma i gjallë, e ma aktual.👍🇦🇱👐

  Per me shkrue zotni n’gazeta Duhet shkruesi t’ jete ma parë Njeri i ndershem e atdhetar, T’ jete fisnik, zemer-bujar, Jo intrigant e ngatrrestar Edhe kenë mos t’ket hafije Mandej duhet qe t’ kete dije- Dije t’hàpt n’ekonomi, N’histori e ne tregti, N’politike e ne drejtsi; Edhe t’dije shk’ asht shkolla e msimi Shk’ asht lirija e qytetnimi, T’ jete shqiptar ne shkrim e n’goje, Fjala n’pende mos t’i ngurroje: Mbare e mbare punte t’i kallzoje Me t’ ngushtue me kndue perdhuni Shka nder shtylla ai rresht vuni, Tashti, pra nji sallahan, Vagabond e shakllaban, Njeri idiote e laraman, Qe mendon se per taman Te tane bote rri n’ “sahan”, Çka mund t’ shkruej, po t’pyes une ty Ky qi as byk nuk ka ne krye, Jo ma tru?… At' Gjergj Fishta
Të veprohet ndaj horrave që mendojnë se kanë imunitet dhe mbrohen nga Greqia”, mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, shpërthen Braçe: Himara shqiptare! Dilini për Zot shtetit
Ckemi

Të veprohet ndaj horrave që mendojnë se kanë imunitet dhe mbrohen nga Greqia”, mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, shpërthen Braçe: Himara shqiptare! Dilini për Zot shtetit

Deputeti, Erion Braçe Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar ashpër për ngjarjen e ndodhur gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak të Himarës ku mbështetësit e Fredi Belerit tentuan të bllokonin mbledhjen dhe në një rast njëri prej të pranishmëve pështyu prefektin e qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo. Ai kërkoi që agjencitë ligjzbatuese të veprojnë dhe t’i dalin për Zot shtetit shqiptar duke nënvizuar se Himara është bashki shqiptare dhe se Tavo ishte i pranishëm në mbledhje si zyrtar i shtetit. “Vangjel Tavo ishte atje si prefekti i qarkut të Vlorës nën juridiksionin e të cilit është edhe bashkia shqiptare e Himarës. Pra ishte atje si përfaqësues i shtetit shqiptar. Ky akti i këtij pisit që duket nëvizeo që sulmon pështyn e fyen një zyrtar të...
Hëna e plotë, ja si do të ndikojë në gjendjen tuaj emocionale
Ckemi

Hëna e plotë, ja si do të ndikojë në gjendjen tuaj emocionale

      Pak ditë më parë, në 21 mars ndodhi ekuinoksi i pranverës, i cili solli shumë tension dhe lëvizje në aspektin emocional. Astrologët thonë se efektet e ndryshimeve planetare reflektohen në dhimbje koke, probleme me shikimin, tension në trup dhe probleme me gjumin. Kjo Hënë e plotë do të të ndihmojë t’i japësh fund disa raporteve, apo të shohësh qartë të tjera. Nga shoqëritë deri te dashuria, kjo fazë do të ndihmojë të ndryshosh për mos u kthyer më pas. 25 marsi do sjellë inat dhe nerva për disa, por çlirim dhe rehati për të tjerë. Hëna e plotë është në Peshore, ndërkohë Dielli është në Dash. Ekspertët thonë se tani e mbrapa do ngjallen frikëra të vjetra, por njëkohësisht do të manifestohet largimi nga këto ndjesi për të ecur para. ...
Mbrëmë kam parë hata me sy”, Luiz Ejlli tregon momentet e panikut: Avioni nuk ulej dot në Tiranë, shkak…
Ckemi

Mbrëmë kam parë hata me sy”, Luiz Ejlli tregon momentet e panikut: Avioni nuk ulej dot në Tiranë, shkak…

Luiz Ejlli ka treguar se ka përjetuar momente paniku një natë më parë, pasi avioni me të cilin po kthehej në Tiranë, nuk arriti që të ulej në kryeqytet për shkak të turbulencave.         Aithotëseavioniudetyruaqëtëbënte ulje nën Shkup. “Mbrëmë kam parë hata me sy, jo vetëm unë por të gjithë ata që ishin, o Zot faleminderit. Kishte shumë turbulenca dhe nuk u ul dot në Tiranë. U ul në Shkup”, tregon Luzi përmes një videoje në rrjetet sociale.
Stuhia më e fortë diellore në 6 vite sot godet Tokën, ja çfarë do ndodh me qiellin
Ckemi

Stuhia më e fortë diellore në 6 vite sot godet Tokën, ja çfarë do ndodh me qiellin

Stuhia më e fortë diellore në 6 vite sot godet Tokën, ja çfarë do ndodh me qiellore   Një stuhi e fuqishme gjeomagnetike ose ndryshe stuhi diellore e nivelit G4 goditi sot (24 mars 2024) planetin tokë. Kjo konsiderohet të jetë stuhia më e fortë diellore në gati 6 vitet e fundit. Sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës Amerikane, stuhia e fortë goditi tokën, por theksohet se nuk duhet të ketë asnjë arsye për shqetësim apo panik. Zonate prekura nga goditja gjeodinamike janë në Amerikën e Veriut, ndërsa shkalla G4 mund të shkaktojë probleme me kontrollin e tensionit të energjisë, si dhe me disa sisteme të rrjetit dhe satelitët. Ndërkaq ka mundësi që banorët e zonave më të prekura nga kjo stuhi të shohin ngjyra të ndryshme në qiell. F...