Ngriti flamurin shqiptar në shkollën greke, nxënësi përfundon me urgjencë në… drejtori

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Një incident ndodhi në një shkollë në Argallasti në Pelion mëngjesin e djeshëm.

Një nxënës i shkollës ka varur flamurin shqiptar në kangjellat e oborrit dhe ky akt ka sjellë reagimin e shokëve të klasës. Disa nxënës të rritur e çuan te drejtori i shkollës. Reagime ka edhe nga prindërit e nxënësve të cilët janë njoftuar për ngjarjen.

 

Sot në orën 12 është mbledhur këshilli i shkollës nën kryesimin e kreut të Drejtorisë së Arsimit të Mesëm të Magnezisë, z.Sokratis Savelidis, sipas Protothema.gr.

Sipas informacioneve, studenti është shprehur se është penduar për veprimin e tij, nuk ka dashur të ofendojë simbolin e vendit dhe gjithçka është bërë me shaka.

(Vizituar 627 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share