Mitsotakis takohet me Ramën: Zgjidheni urgjent çështjen Beleri (I përmend anëtarësimin në BE)

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Gjatë samitit të NATO-s në Vilinus të Lituanisë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun grek Kyriakos Mitsotakis.

 

Lexo dhe...  Seanca e “Plumbit të Artë”/ SPAK lexon provat shkresore për vrasjet e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt, ndërhyjnë avokatët e Altin Ndocit: Jeni bërë si telenovelat turke

 

Takimi mes dy kryeministrave vjen në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet Tiranës dhe Athinës janë tensionuar për shkak të arrestimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, nën akuzat për blerje votash. Athina zyrtare e ka konsideruar arrestimin e Belerit si me prapavijë politike, çka ka sjellë replika të ashpra ndërmjet dy qeverive.

 

 

Duke iu referuar burimeve qeveritare, mediat greke raportojnë se Mitsotakis i ka kërkuar zgjidhjen urgjente të çështjes së Belerit. Gjithashtu, kryeministri i Greqisë i ka theksuar Ramës se në Shqipëri ka një pikëpyetje të madhe të shtetit të së drejtës, dhe sipas tij, ky element është një nga kriteret e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Kryebashkiaku i sapozgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.

Athina zyrtare ka reaguar ashpër ndaj Shqipërisë ku ka kërkuar vazhdimisht lirimin e Belerit dhe sipas tyre, ai po mbahet në burg politikisht.

(Vizituar 12 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share