“Ka pasur diskutim që zgjedhjet të bojkotoheshin”/ Opozita e priste dështimin në Himarë, Dhuli zbardh prapaskenat: Më mirë humbje në betejë, sesa…-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Juristi Skerdjan Dhuli, në një lidhje live në News24 ka komentuar fitoren e Vangjel Dules në Himarë. Dhuli tha se ka pasur diskutime në koalicionin Bashkë fitojmë që zgjedhjet të bojkotoheshin. Ai u shpreh se pas diskutimeve, ka fituar krahu që mendonte se në zgjedhje duhej të shkohej. Sipas tij, opozita do i dalë përballë Ramës dhe nuk do të pranojë humbje në tavolinë.

Lexo dhe...  VIDEO/ Gjikuria shfaqet vetëm dhe i braktisur ditën e votimit duke ngrënë byrek, asnjë aleat politik krah tij -Çkemi News

Skerdjan Dhuli: SPAK ka punë me institucionin e Bashkisë Himarë. Duhet një SPAK më vete vetëm për të hetuar grabitjet e pronave në bregdetin e Himarës. Kemi sot në burg Jorgo Goron, kemi edhe z Arqile Bollano që është në derë në burgut. Himara ka problematika me dosjet, me pronat. U ushtrua terror në 36 zonat e votimit. Edhe bizneset në zonë kanë qenë të shantazhuara. Gjithë shteti u mor vetëm me Bashkinë e Himarës. Brenda koalicionit kemi pasur diskutime që zgjedhjet të bojkotoheshin. Unë kam thënë gjithmonë që më mirë e humbur beteja dhe në luftë sesa dorëzim.

Lexo dhe...  Të kam bërë një surprizë, o të ….”, LIVE në TikTok, kush është gjyshja që publikonte nipin 10 vjeç duke sharë me fjalë të rënda

Arsyeja pse donim të bojkotonim ka qenë se ne fituam njëherë dhe Edi Rama nuk na e dha bashkinë. Në këtë diskutim ka pasur dy qasje, por fitoi qasja se ne nuk mund të bojkotojmë zgjedhjet, së paku dalim në betejë, fitojmë apo jo. Për kartat e ID të skaduara, ne nuk kemi pasur dijeni. Më 2021, është lejuar të votohet edhe me karta të skaduara, me një urdhër të Bledi Çuçit. Petro Gjikuria ishte kandidat i shkëlqyer, por dhe koha ishte e pamjaftueshme. Nuk e di nëse Gjikuria do të bëhet zv kryetar bashkie, por po të isha vetë, nuk do pranoja, do e quaja provokim. PS e Himarës është njollosur me korrupsion.

(Vizituar 264 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share