Tag: Termetet

Lajmi Fundit: Lekundje të forta termeti ne vendin tone. Ja sa ishte magnituda -Çkemi News
Albania

Lajmi Fundit: Lekundje të forta termeti ne vendin tone. Ja sa ishte magnituda -Çkemi News

Lekundje termeti jane ndjer ne Elbasan. Por fatmiresishte cdo gje ka shkuar mire pasi magnituda ishte e ulet dhe nuk ka pasur probleme. Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 2.9 i shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 8 km në verilindje të Elbasanit dhe 37 km në juglindje të Tiranës. Lëkundjet janë ndjerë në orën 22:50, ndërsa thellësia fokale e tërmetit ka qenë 10 kilometra, sipas raportimeve paraprake të Institutit Sizmologjik Europian. Ekspertet thone se lekundje te tilla jane normale dhe nuk shfaqin probleme ndaj nuk ka vend per panik.
Lajmi fundit; Një tërmet i fuqishëm godet Rumanin lëkundjet ndihen edhe në tre shtete-Çkemi News
Bota

Lajmi fundit; Një tërmet i fuqishëm godet Rumanin lëkundjet ndihen edhe në tre shtete-Çkemi News

RUMANI- Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi rreth orës 5:30 të pasdites së sotme juglindjen e Rumanisë. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ishte rreth 57 kilometra në lindje të Brasovit dhe thellësia fokale në 137 kilometra. Lëkundjet u ndjenë në pjesë të Rumanisë qendrore dhe lindore, Moldavisë jugperëndimore, Ukrainës jugperëndimore dhe Bullgarisë veriore. Ende nuk ka patur raportime për dëme apo viktima si pasojë e tërmetit. Autoritetet rumune mund të mbyllin përkohësisht infrastrukturën e transportit në zonën e tërmetit për të kontrolluar për dëmtime.
Toka u lëkund për 9 ditë në 2023, zbardhet misteri: Çfarë e shkaktoi -Çkemi News
Kuriozitete

Toka u lëkund për 9 ditë në 2023, zbardhet misteri: Çfarë e shkaktoi -Çkemi News

Më 16 shtator 2023, Toka u trondit për nëntë ditë dhe askush nuk mund të shpjegonte pse. Sizmologët në mbarë botën zbuluan dridhjet e pazakonta dhe të gjata të një modeli shumë të ndryshëm nga zhurmat e tërmeteve. Çfarë bëri që toka të dridhej për 9 ditë me radhë? Dridhjet që u ndjenë nëpër planet, në fakt, u shkaktuan nga lëvizja masive e ujit në një fjord të largët të Groenlandës pas një rrëshqitjeje të madhe dheu. “Kjo është hera e parë që rrëshqitja e ujit është regjistruar si dridhje nëpër koren e Tokës, duke udhëtuar nëpër botë dhe duke zgjatur disa ditë,” tha Stephen Hicks nga UCL Earth Sciences në një njoftim për shtyp . Rrëshqitja e dheut u shkaktua nga një shkrirje e akullnajave poshtë majës së malit, sipas studimit, dhe Svennevig tha se shkencëtarët po ris...
Lajmi Fundit; Tërmet i fortë në këtë shtet, sa ishte magnituda -Çkemi News
Bota

Lajmi Fundit; Tërmet i fortë në këtë shtet, sa ishte magnituda -Çkemi News

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ka goditur Pakistanin sot, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC). Thellësi e tërmetit ishte 10 kilometra dhe 38 kilometra në perëndim-veriperëndim të qytetit të Lej, ose 77 kilometra në jug të qytetit të Dera Ismail Khan, sipas EMSC. Për momentin nuk ka raportime për të lënduar apo dëme.
Lajmi Fundit; Tërmet në Itali, banorët degjuan zhurmë të fortë para lëkundjeve-Çkemi News
Bota

Lajmi Fundit; Tërmet në Itali, banorët degjuan zhurmë të fortë para lëkundjeve-Çkemi News

Një tërmet 3.5 rihter ka goditur jugun e Italisë mbrëmjene  sotme. Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra nga Napoli, ndërsa thellësia fokale 2 kilometra. Nga lekundja nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale. Sipas mediave italine pavarësisht magnitudës së ulët lëkundjet janë ndier të forta pasi thellësia ka qenë e vogël. Ajo që ka frikësuar edhe më shumë qytetarët e Napolit dhe rrethinat periferike të Pianura, Bagnoli dhe Fuorigrotta ishte zhurma e fortë që i parapriu, duke bërë që shumë banorë të dalin në rrugë. Ndërkohë para zhurmës është regjistruar edhe një tërmet me magnitudë 1.3, ndërsa pas tërmetit ku u ndien lëkundjet pati një tjetër sërish me magnitudë më të vogël. Portali Çkemi News sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord....
Lajmi Fundit, Tërmeti 6.1 ballë trondit këtë vend -Çkemi News
Bota

Lajmi Fundit, Tërmeti 6.1 ballë trondit këtë vend -Çkemi News

Mbrëmjen e djeshme, një tërmet me magnitudë 6.1 goditi brigjet e El Salvadorit me orën lokale, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS). Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme serioze. Tërmeti goditi në Oqeanin Paqësor, rreth 60 kilometra në jug-jugperëndim të qytetit të La Libertad, El Salvador, në një thellësi fokale prej 33.9 kilometra, sipas vlerësimit të parë të USGS. Edhe Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), vlerësoi se tërmeti ishte me magnitudë 6.1 ballë. Gazetarët dhe dëshmitarët okularë të Reuters, raportuan se tërmeti u ndje në kryeqytetin San Salvador dhe në Guatemalën fqinje. Shërbimet e urgjencës në dy vendet e Amerikës Qendrore, thanë se po monitoronin situatën dhe nuk kishin marrë raporte për të lënduar apo dëme të rënda materiale për sh...
Lajmi Fundit,; Tërmeti i fortë 5.2 ballë “shkund” Greqinë-Çkemi News
Bota

Lajmi Fundit,; Tërmeti i fortë 5.2 ballë “shkund” Greqinë-Çkemi News

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë i shkall Rihter është regjistruar pasditen e së mërkurës rreth orës 19:29 në jug të Kretës, pranë Gavdos. Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik lëkundjet u regjistruan  në një thellësi fokale të vlerësuar në 11.6 km, me epiqendër 15 km. në lindje-verilindje të ishullit Gavdos. Tërmeti ndodhi 71 kilometra në jug të Rethymnos duke krijuar shqetësim tek banorët. Intensiteti i tërmetit ka qenë i fortë, dhe sipas informacioneve nga ishulli I Kretës është ndjerë shumë edhe në qytetin e Iraklios.