RUMANI- Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi rreth orës 5:30 të pasdites së sotme juglindjen e Rumanisë.

Lexo dhe...  Tërmet tragjik në Afganistan: 622 të vdekur, mbi 1,500 të plagosur-Çkemi News

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ishte rreth 57 kilometra në lindje të Brasovit dhe thellësia fokale në 137 kilometra. Lëkundjet u ndjenë në pjesë të Rumanisë qendrore dhe lindore, Moldavisë jugperëndimore, Ukrainës jugperëndimore dhe Bullgarisë veriore.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; TRONDITET TURQIA/ Vendi "shkundet" nga një tërmet i fuqishëm, ja ku ishte epiqendra-Çkemi News

Ende nuk ka patur raportime për dëme apo viktima si pasojë e tërmetit. Autoritetet rumune mund të mbyllin përkohësisht infrastrukturën e transportit në zonën e tërmetit për të kontrolluar për dëmtime.