Lajmi Fundit, Tërmeti 6.1 ballë trondit këtë vend -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Mbrëmjen e djeshme, një tërmet me magnitudë 6.1 goditi brigjet e El Salvadorit me orën lokale, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS).

Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme serioze.

Tërmeti goditi në Oqeanin Paqësor, rreth 60 kilometra në jug-jugperëndim të qytetit të La Libertad, El Salvador, në një thellësi fokale prej 33.9 kilometra, sipas vlerësimit të parë të USGS.

Lexo dhe...  Ushtria izraelite hyn në Gaza, nis operacionin tokësor për të luftuar militantët e Hamasit

Edhe Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), vlerësoi se tërmeti ishte me magnitudë 6.1 ballë.

Gazetarët dhe dëshmitarët okularë të Reuters, raportuan se tërmeti u ndje në kryeqytetin San Salvador dhe në Guatemalën fqinje.

Lexo dhe...  Tërmet i fuqishëm në Afganistan

Shërbimet e urgjencës në dy vendet e Amerikës Qendrore, thanë se po monitoronin situatën dhe nuk kishin marrë raporte për të lënduar apo dëme të rënda materiale për shkak të tërmetit, të paktën në këtë fazë.

(Vizituar 888 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share