Tag: kronike e zeze

Sulm me thikë në një shkollë fillore, 2 të vrarë dhe 10 të plagosur -Çkemi News
Bota

Sulm me thikë në një shkollë fillore, 2 të vrarë dhe 10 të plagosur -Çkemi News

Dy persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur, përfshirë fëmijë të vegjël, pas një sulmi me thikë në një shkollë fillore në Kinën jugore. Incidenti ndodhi mesditën e së hënës (me orën lokale) në qytetin Guixi në provincën Jiangxi të Kinës, tha policia. Sipas policisë, sulmuesi ka qenë një 45-vjeçare, e cila ka përdorur si armë një thikë frutash. Në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale, policia tha se gruaja është arrestuar. Nuk dihet ende pse shkolla fillore, e cila mëson fëmijët nga gjashtë deri në 12 vjeç, u vu në shënjestër të 45-vjeçares. ky nuk është incidenti i parë i ndodhur në Kinë gjatë muajve të fundit. Majin e kaluar, një burrë goditi me thikë dy persona dhe plagosi 21 të tjerë në një spital në provincën jugore të Yunnan. Në gusht të vitit të...
Mbidozë medikamentesh, e reja në spital -Çkemi News
Aktualitet

Mbidozë medikamentesh, e reja në spital -Çkemi News

Konsumoi mbidozë medikamentesh, e reja përfundon në spital në gjendje të rëndë. ‘Rreth orës 11:00, në spitalin rajonal të Fierit, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasja M. S., 46 vjeçe, banuese në Fier, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë ilaçesh. Kjo shtetase është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti’, informon policia.
Shkrimtari i njohur e qëlloi disa herë me armë, dalin pamjet kur kryeministri sllovak transportohet me helikopter në spital, pranë i qëndrojnë…-Çkemi News
Aktualitet

Shkrimtari i njohur e qëlloi disa herë me armë, dalin pamjet kur kryeministri sllovak transportohet me helikopter në spital, pranë i qëndrojnë…-Çkemi News

Mediat sllovake kanë publikuar pamjet kur kryeministri Robert Fico transportohet me helikopter në spital, pasi u plagos me armë. Siç shihet nga pamjet, bashkë me stafin mjekësor, e shoqërojnë truprojat e tij. Kryeministri sllovak raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë, pasi dyshohet se ka një plumb në bark dhe një në kokë. Autori është identifikuar si 71-vjeçari Juraj Tsintulaj, një shkrimtar i njohur në vend.
Babai dhe dy vëllezërit mbrapa hekurave/ Zbardhet e shkuara kriminale e familjes së Azgan Mernicës-Çkemi News
Aktualitet

Babai dhe dy vëllezërit mbrapa hekurave/ Zbardhet e shkuara kriminale e familjes së Azgan Mernicës-Çkemi News

Azgan Mernica i mori jetën ditën e djeshme efektivit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenaliaj, pas një konflikti të çastit. Ai vijon të jetë në arrati, ndërsa pak nga pak po zbardhen detaje nga jeta e tij, që duket se nuk ka qenë aspak e lehtë. Mernica vjen nga një familje që krimin e ka pasur shumë pranë. Babai i 23-vjeçarit ka kaluar 20 vite të jetës së tij në burg, pasi akuzohet se ka vrarë kunatin e tij. Nga ana tjetër, edhe dy vëllezërit e të riut janë mbrapa hekurave. I pari, Kiri Mernica, është dënuar për vrasjen e me thikë të Florian Selimit në gusht të vitit 2019 në Fier, pas një konflikti mes tyre. Vëllai tjetër, ndodhet në burg në Gjermani, pa detaje se për çfarë është dënuar. Duket se rritja në një familje të vështirë ka ndikuar shumë tek Azgani, i cili edhe pse...
Si ndodhi vrasja e 28-vjeçarit në Fier? Autori dhe efektivi i forcave “Shqiponja” dyshohet se debatuan për…-Çkemi news
Te Fundit

Si ndodhi vrasja e 28-vjeçarit në Fier? Autori dhe efektivi i forcave “Shqiponja” dyshohet se debatuan për…-Çkemi news

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë fshatin Baltëz të Fierit, pasi një 28-vjeçar, punonjës i forcave “Shqiponja”, u vra me armë zjarri nga një 23-vjeçar. Autori Azgan Mernica u arratis menjëherë pas krimit të rëndë, ndërsa policia vijon krehjen e zonës për gjetjen e tij dhe vënien në pranga. Nga informacionet e para, policia po heton në disa pista, por mendohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimës, Nevrus Cenalia. Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për Top Channel, se dyshohet se sherri ka nisur për kalimin e një rruge të ngushtë në fshatin Baltëz, ku jetonte viktima, ndërsa autori i cili jetonte në fshatin pranë, Sulaj, kalonte shpesh. Policia ka vënë në dispozicion 30 mijë euro për këdo...
Çifti u gjet pa jetë në banesë, përmbyset ngjarja në Dropull, policia nis hetimin për një tjetër pistë-Çkemi News
Albania

Çifti u gjet pa jetë në banesë, përmbyset ngjarja në Dropull, policia nis hetimin për një tjetër pistë-Çkemi News

  Policia ka nisur hetimet në një tjetër pistë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Dropull, ku një çift të moshuarish u gjetën pa jetë në banesë, me shenja të forta dhune. Gazetarja Kristina Fidhi raporton për Top Channel se policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona në lidhje me ngjarjen e sotme kriminale. Behët fjalë për dy banorë të këtij fshati dhe një bari shtegtar i të imtave. Shoqërimi i tyre është bërë në cilësinë  e personave që mund të kenë dijeni për  krimin. Policia e Gjirokastrës ndërkohë po hulumton për zbulimin e vrasësit të mundshëm duke u larguar nga pista dyshuese e krimit në familje. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshati...
VIDEO/ Atentat shqiptarit në Bruksel, autori i maskuar e qëllon me 4 plumba teksa pinte kafen në lokal! 44 vjeçari përfundon në koma-Çkemi News
Bota

VIDEO/ Atentat shqiptarit në Bruksel, autori i maskuar e qëllon me 4 plumba teksa pinte kafen në lokal! 44 vjeçari përfundon në koma-Çkemi News

Momenti kur autori qëllon ndaj një personi të ulur në kafene Një 44-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në trotuarin e një kafeneje në pronësi të një tjetër shqiptari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (28 prill) në Bruksel rreth orës 22:30. Mediat e huaja bëjnë me dije se në policia ka gjetur një person të plagosur me armë zjarri në gjoks dhe në kokë në rrugën Joseph Brand. Në videon e publikuar, shihet momenti i atentatit kur një person me kapuç ka ecur në trotuarin para kafenesë dhe papritmas ka nxjerrë armën nga dora duke qëlluar 4 herë ndaj shqiptarit të identifikuar si Agustin Kaza, gjatë momentit kur ky i fundit po pinte kafe. I plagosuri shqiptar ndodhet në gjendje kome në situatë tepër kritike për...
Shqiptari qëllon për vdekje pronarin e një restoranti në Gjermani, pamjet nga vendi i ngjarjes-Çkemi News
Bota

Shqiptari qëllon për vdekje pronarin e një restoranti në Gjermani, pamjet nga vendi i ngjarjes-Çkemi News

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një restoranti në Gjermani. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një restoranti në qendër të qytetit në Duaeldorf. Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjeçar me origjinë nga Kosova. Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën. Pak më vonë, policia ka mundur të arrestojë pa rezistencë një person të armatosur me armë zjarri para lokalit. Sipas policisë, personi i arrestuar është një kosovar 52 vjeçar me banim në Gjermani. Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me nj...