Çifti u gjet pa jetë në banesë, përmbyset ngjarja në Dropull, policia nis hetimin për një tjetër pistë-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Policia ka nisur hetimet në një tjetër pistë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Dropull, ku një çift të moshuarish u gjetën pa jetë në banesë, me shenja të forta dhune.

Gazetarja Kristina Fidhi raporton për Top Channel se policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona në lidhje me ngjarjen e sotme kriminale.

Behët fjalë për dy banorë të këtij fshati dhe një bari shtegtar i të imtave. Shoqërimi i tyre është bërë në cilësinë  e personave që mund të kenë dijeni për  krimin.

Policia e Gjirokastrës ndërkohë po hulumton për zbulimin e vrasësit të mundshëm duke u larguar nga pista dyshuese e krimit në familje.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

👉 Free Ads in ckemi.net 🤙
(Vizituar 486 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share