Babai dhe dy vëllezërit mbrapa hekurave/ Zbardhet e shkuara kriminale e familjes së Azgan Mernicës-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Azgan Mernica i mori jetën ditën e djeshme efektivit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenaliaj, pas një konflikti të çastit.

Ai vijon të jetë në arrati, ndërsa pak nga pak po zbardhen detaje nga jeta e tij, që duket se nuk ka qenë aspak e lehtë. Mernica vjen nga një familje që krimin e ka pasur shumë pranë. Babai i 23-vjeçarit ka kaluar 20 vite të jetës së tij në burg, pasi akuzohet se ka vrarë kunatin e tij.

Lexo dhe...  U hodh nga ballkoni pas konfliktit me bashkëshortin, humb jetën 24 vjeçarja në Durrës

Nga ana tjetër, edhe dy vëllezërit e të riut janë mbrapa hekurave. I pari, Kiri Mernica, është dënuar për vrasjen e me thikë të Florian Selimit në gusht të vitit 2019 në Fier, pas një konflikti mes tyre. Vëllai tjetër, ndodhet në burg në Gjermani, pa detaje se për çfarë është dënuar.

Duket se rritja në një familje të vështirë ka ndikuar shumë tek Azgani, i cili edhe pse vetëm 23 vjeç, nuk pati frikë të shkrepte armën ndaj një efektivi policie, pas një konflikti banal.

Lexo dhe...  Ekskluzive/ “Më tregoi për vajzën që përdhunoi dhe e vrau”, Alda Nikolli tregon çfarë i rrëfente Nuredin Dumani: E kishte dhomën në qeli si hotel, me kondicioner dhe…-Çkemi News

Prej mesditës së djeshme kur ndodhi ngjarja, Azgan Mernica ndodhet në arrati dhe policia ka ofruar dhe një shpërblim prej 30 mijë eurosh kundrejt çdo informacioni që mund të ndihmojë në kapjen e tij.

(Vizituar 5 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share