Lufta Kombetare e Vlores
Prof. Dr. Shyqyri Hysi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare gjatë vitit 1920 ka disa maja korabjane, ku spikasin: Kongresi i Lushnjes (28 – 31 janar), Lufta e Vlorës (5 qershor – 2 shtator), si dhe pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve 17 dhjetor 1920. Lufta e Parë Botërore zyrtarisht përfundoi më 11 nëntor 1918, por Shqipëria dhe trojet shqiptare mbetën përsëri në një gjendje kolapsi ekonomik, të pushtuara dhe të ndara në katër zona pushtimi e administrimi. Fati i trojeve shqiptare ishte vulosur në mënyrë apokrifte me Traktatin e Fshehtë të Londrës (26 prill 1915) dhe u rivendos nga aleatët si “kurban” i fqinjëve ballkanik. Shteti i cunguar shqiptar i njohur, më 29 korrik (13 gusht dhe 15 dhjetor) 1913 u rrezikua nga marrëveshjet e fshehta të fqinjëve dhe aleatëve të tyre, sikurse ish...


