
Cdo gur ne shpellat dhe kalate e Himares ruan historine mijerave vjecare te kesaj krahine. Historia e saj ka ngjallur gjithmone kuriozitetin dhe interesin e studiuesve shqiptare e te huaj, te cilet kane dhene kontribute te vyera per Albanologjine. Vlere te madhe kulturore dhe historike perbejne edhe pemet gjenealogjike te disa fiseve te kesaj popullate, me histori 400-vjeçare, qe ruhen deri ne ditet tona si dokumente. Popullimi i dendur, i tejlashte dhe i vazhdueshem i vendbanimeve te Himares qe nga prehistoria vertetohet me monumente e studime arkeologjike te kryera gjate shekujve, deri ne ditet tona. Gjithe arkitektura e banesave himariote tregon se çdo shtepi eshte nje kulle dhe çdo fshat eshte nje kala. Zbulimet arkeologjike tregojne se Himara eshte nje vendbanimin qe daton nga periudha e Neolitit (rreth 5000 vjet para eres sone). Ne antikitet, Himara ka qene qender e banuar nga Kaonet, fis Epirot, te cilet i perkisnin etnise ilire. Ajo shtrihej ne shpatin perendimor te maleve te Himares ose ndryshe Malet e Laberise, te cilat ne burimet antike greke quheshin malet Keraune. Emri i saj eshte i njohur qe ne lashtesi nga doreshkrimet e Herodotit dhe Tukiditit, por gjithashtu e permendur qe ne shekullin e XIII p.e.r. Himara si vendbanim kaon-epirot deshmohet midis shek IV dhe te III p.e.r ne periudhen e Pirros, ku se bashku me Molloset ka qene dhe nje nga fuqite me te medha ushtarake te asaj kohe. Fortesa e Himares se vjeter eshte e datuar ne shek IV p.e.r., e cila u rindertua ne shek. IV te e.r. nga Justiniani, perandori i Bizantit me prejardhje iliro-dardane. Sipas studimeve te Prof. Jup Kastratit, historiografia shqiptare, kur trajton pushtimin e plote te Shqiperise pas vdekjes se Gjergj Kastriot Skenderbeut, nder te tjera veçon se edhe fortesat e Himares dhe te Sopotit rane ne duart e osmaneve. Por pjesa malore midis Vjoses dhe detit Jon mbeti e lire, per shkak te qendreses se popullsise. Me daljen nga skena te krereve feudale vendes, ne udheheqje te qendreses kunderosmane u vu peshkopata e Himares, peshkopi i se ciles kryesoi kuvendet e krahines deri ne vitin 1759. Per kete arsye, nga fundi i shek. XV u quajt Himare gjithe pjesa JP e Shqiperise qe perfshinte me shume se 50 fshatra. Sipas te dhenave historike nder arsyet kryesore te raporteve te ngushta te bashkepunimit me katoliket perendimore dhe me Venecianet ishte lufta e perbashket kunder armiqve Otomane, e vertetuar nga dokumentat dhe raportet e gjetura ne Vatikan. Si pasoje e ngjarjeve historike dhe rrjedhes se kohes numri i fshatrave u zvogelua dhe u reduktua ne 15 te cilat tashme kufizohen ne trekendeshin Vlore-Tepelene-Butrint. Por duhet theksuar qe Himara se bashku me kalane e saj 2400 vjecare eshte simbol lirie dhe rezistence ndaj te huajve.
