Tag: Fundi botes

Qytetarët shqiptarë kanë mundur të shohin një perëndim të zjarrtë këtë të enjte shkurti.( Foto)
Albania

Qytetarët shqiptarë kanë mundur të shohin një perëndim të zjarrtë këtë të enjte shkurti.( Foto)

Qytetarët shqiptarë kanë mundur të shohin një perëndim të zjarrtë këtë të enjte shkurti. Qielli mori ngjyrë portokalli me nuanca vjollcë gjatë perëndimit të Diellit. Panorama ishte edhe më e bukur në qytetet bregdetare, ku qielli bëhet njësh me detin dhe të dy duket dikur digjen në perëndim.       LSA ka përcjellë disa momente të perëndimit dhe qytetarët me fat që arritën ta shikonin.
Apokalips” në Europë/ Stuhitë e fuqishme vrasin katër persona
Bota

Apokalips” në Europë/ Stuhitë e fuqishme vrasin katër persona

Disa vende europiane si Anglia, Gjermania, Polonia dhe Holanda janë përfshirë nga moti ekstrem dhe me stuhi të forta. Përveç kaosit dhe shkatërrimeve të mëdha, stuhitë kanë vrarë edhe katër persona, dy në Gjermani pasi pemët ranë mbi makinat e tyre dhe dy të tjerë në Poloni ku erërat e forta rrëzuan një vinç ndërtimi. Ndërkohë meteorologët kanë paralajmëruar se Europa Veriore mund të goditet nga disa stuhi të tjera në ditët në vijim. Më poshtë jepet edhe një video e regjistruar në një traget në Gjermani, i cili po lundronte në lumin Elba, drejt fabrikave të Airbus në Hamburg në momentin kur u godit nga dallga e fuqishme e ujit. Pasagjerët shihen duke vrapuar të tmerruar për të shpëtuar kokën.
Parajsa dhe Ferri, vetëm në mendjen tonë ekzistojnë?
Mister

Parajsa dhe Ferri, vetëm në mendjen tonë ekzistojnë?

Papa Françesku tha që ferri nuk ekziston, por çfarë ka dashur ai të thotë me këtë? Nuk flitet për një deklaratë rreth gjeografisë apo kozmologjisë. Duke argumentuar rreth ekzistencës së ferrit, apo edhe rreth ekzistencës së Zotit, është sikur të jesh duke diskutuar për ekzistencën e numrit zero. Përdorimi i konceptit është i dukshëm dhe i papërmbajtshëm. Sapo ta përdorni, do të shihni se funksionon, por përse duhet të funksionojë, kjo është një pyetje totalisht e ndryshme.       Nëse është nevoja për të ekzistuar, kërkohet një argument për kuptimin e foljes “ekzistoj”, jo për realitetin e numrit zero, as të Zotit dhe as të ferrit. Në librin e Terry Pratchett’s, Hogfather “Vdekja” i thotë vajzës: “Njerëzit kanë nevojë për fantazi që të ndihen qënie njerëzore. U duh...
Paralajmërimi i fortë i NASA: Asteroidi i rrezikshëm 330 metra do t’i afrohet Tokës këtë fundjavë
Mister

Paralajmërimi i fortë i NASA: Asteroidi i rrezikshëm 330 metra do t’i afrohet Tokës këtë fundjavë

Një asteroid i quajtur nga mitologjia e lashtë greke, “4660 Nereas” , i cili konsiderohet potencialisht i rrezikshëm, do të hyjë në orbitën e Tokës brenda pak ditësh dhe do të kalojë relativisht afër planetit tonë fundjavën e ardhshme , por pa problem, sipas agjencisë amerikane të hapësirës, NASA.       Në veçanti, asteroidi, i cili u zbulua në vitin 1982 dhe është pak më i madh se Kulla Eifel në Paris, ka një formë ovale me një gjatësi prej rreth 330 metrash dhe një shpejtësi prej 23,700 kilometra në orë . Këtë herë do të jetë më afër se sa ishte në 20 vitet e fundit, por do të mbetet ende në një distancë të sigurt prej rreth 3.86 milionë kilometrash, ose dhjetë herë më shumë se distanca Hënë-Tokë. NASA e përshkruan si “objekt afër Tokës” çdo trup që i afrohet ...
Pritet fundi i botës?!/ Këto janë bunkerët që po ndërtohen në Amerikë nga pasanikët
Ckemi

Pritet fundi i botës?!/ Këto janë bunkerët që po ndërtohen në Amerikë nga pasanikët

Komuniteti më i madh i bunkerëve privatë në botë, ku një përqindëshi i më të pasurve ka në plan t’i mbijetojë fundit të botës, ndodhet në Dakotën e Jugut të SHBA-ve. Qoftë ky fund nga lufta bërthamore, apo nga ndonjë mynxyrë tjetër si nëpër filmat me ‘zombie’ e lugetër, “Vivos Group” u jep mundësinë të pasurve që ta kenë mendjen të fjetur që tani.Komuniteti më i madh i bunkerëve privatë në botë mban deri në 5000 njerëz, dhe mund të durojë shpërthime me fuqi 250-tonëshe.Prona, që mund të quhet Arka e Noas moderne, ka 575 bunkerë në total. U ndërtua për herë të parë në vitin 1942 si fortesë ushtarake që mbante lëndë shpërthyese dhe municione. “Vivos Group” e bleu pronën në vitin 2016 dhe nisi ta kthejë në komunitet privat bunkerësh. Sipas “Vivos Group”, bunkerët kanë hapësirë të bollshm...
Si do të marrë fund universi?
Kuriozitete

Si do të marrë fund universi?

Si do të marrë fund universi? “Jo me shumë zhurmë, por me një psherëtimë”- shkroi dikur poeti amerikan T.S.Eliot, në lidhje me fundin e botës. Por nëse doni një përgjigje më të saktë, do të zbuloni se fizikantët kanë kaluar orë të panumërta, duke e shoshitur këtë çështje në mendjen e tyre, dhe kanë arritur të përshtasin me kujdes hipotezat më të besueshme në disa kategori. “Në tekstet shkollore, dhe në kursin e kozmologjisë, ne mësojmë se ekzistojnë tre të ardhme themelore për Universin”- thotë Robert Kalduell, kozmolog në Universitetin Dartmauth në Nju Hempshajër, SHBA. Sipas njërit prej skenarëve, kozmosi mund të vazhdojë të zgjerohet përgjithmonë, me gjithë materien që në fund do të shpërbëhet në energji, në atë që njihet si një “vdekje e nxehtë”, shprehet Kalduell. Nga ana tjetër, gr...
Asteroidi i rrezikshëm po vjen drejt Tokës
Bota

Asteroidi i rrezikshëm po vjen drejt Tokës

Një asteroid me madhësinë e Kullës Eiffel po vjen drejt Tokës dhe sipas shkencëtarëve do të kalojë nëpër planetin tonë në fillim të dhjetorit. Emri i tij është “Nereas” dhe gjatësia e tij arrin 330 metra. Sipas shërbimit të gjurmimit të NASA-s, “Nereus” është pak më i madh se Kulla Eiffel. Sipas zyrtarëve të hapësirës, ​​asteroidi do të kalojë nëpër planetin tonë më 11 dhjetor në një distancë prej rreth 3.9 milionë kilometrash.       Ekspertët e kanë klasifikuar atë si një “asteroid potencialisht të rrezikshëm” për shkak të madhësisë dhe afërsisë me Tokën. Për momentin asnjë mision nuk është gati për të eksploruar Nereusin, megjithatë asteroidi kishte rënë në sy të ekspertëve në të kaluarën. Asteroidi “Nereus” do të drejtohet drejt Tokës edhe 12 herë të tjera n...
Parashikimi i FRIKSHËM, shkencëtarët tregojnë çfarë pritet të ndodhë në 3 vitet e ardhshme
Bota

Parashikimi i FRIKSHËM, shkencëtarët tregojnë çfarë pritet të ndodhë në 3 vitet e ardhshme

Temperaturat në Evropë mund të arrijnë deri në 50 gradë Celcius çdo 3 vite nëse emetimet globale vazhdojnë të shënojnë rritje, sipas një analize të Met Office.A         Sipas Met Office, nëse bota nuk ndërmerr veprime të rëndësishme për ndryshimin e klimës, deri në vitin 2100 kontinenti duhet të përgatitet për valë të shumta nxehtësie çdo vit. Në mars, Beijing përjetoi atë që u quajt “apokalips”. Australia u godit nga valë të shumta nxehtësie. Në qershor gjithashtu Kanadaja u prek nga valë të shumta nxehtësie, me temperatura që arrinin në 50 gradë. Temperaturat madje shkaktuan edhe viktima.     Shkencëtarët fajësuan ndryshimet klimatike. Në korrik, Gjermania u godit nga reshje të shumta, të cilat në disa zona vazhduan për 48 orë. Të paktën 200 pe...