
Disa vende europiane si Anglia, Gjermania, Polonia dhe Holanda janë përfshirë nga moti ekstrem dhe me stuhi të forta. Përveç kaosit dhe shkatërrimeve të mëdha, stuhitë kanë vrarë edhe katër persona, dy në Gjermani pasi pemët ranë mbi makinat e tyre dhe dy të tjerë në Poloni ku erërat e forta rrëzuan një vinç ndërtimi. Ndërkohë meteorologët kanë paralajmëruar se Europa Veriore mund të goditet nga disa stuhi të tjera në ditët në vijim.
Më poshtë jepet edhe një video e regjistruar në një traget në Gjermani, i cili po lundronte në lumin Elba, drejt fabrikave të Airbus në Hamburg në momentin kur u godit nga dallga e fuqishme e ujit. Pasagjerët shihen duke vrapuar të tmerruar për të shpëtuar kokën.

(Vizituar 117 here, 1 vizita sot)
