Parajsa dhe Ferri, vetëm në mendjen tonë ekzistojnë?

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Papa Françesku tha që ferri nuk ekziston, por çfarë ka dashur ai të thotë me këtë?

Nuk flitet për një deklaratë rreth gjeografisë apo kozmologjisë.

Duke argumentuar rreth ekzistencës së ferrit, apo edhe rreth ekzistencës së Zotit, është sikur të jesh duke diskutuar për ekzistencën e numrit zero.

Përdorimi i konceptit është i dukshëm dhe i papërmbajtshëm. Sapo ta përdorni, do të shihni se funksionon, por përse duhet të funksionojë, kjo është një pyetje totalisht e ndryshme.

 

Lexo dhe...  Ora e Kiametit” po afrohet? Superkompjuterët zbulojnë fundin e jetës në Tokë – ja e vërteta tronditëse

 

 

Nëse është nevoja për të ekzistuar, kërkohet një argument për kuptimin e foljes “ekzistoj”, jo për realitetin e numrit zero, as të Zotit dhe as të ferrit.

Në librin e Terry Pratchett’s, Hogfather “Vdekja” i thotë vajzës:

“Njerëzit kanë nevojë për fantazi që të ndihen qënie njerëzore. U duhet vendi ku ëngjëlli në rënie takon majmunin në rritje…

Merrni universin dhe bluajeni deri në pluhurin më të imët të mundshëm, më pas nëpërmjet sitëve më të mirë mundohuni të më tregoni një atom të drejtësisë, një molekulë të mëshirës… Dhe ju akoma veproni sikur ekziston ndonjë rend ideal në këtë botë, sikur ka drejtësi në univers me anë të së cilës mund të gjykohet.”

 

 

 

Nëse fillojmë të mendojmë për ferrin si një koncept që merret me të njëjtat probleme, sikurse merret koncepti i drejtësisë dhe mëshirës, është e lehtë të shohim se të gjitha mendimet tona janë në një farë mënyre figurative. Por kjo nuk do të thotë që janë jo reale.

Vështirësia e vërtetë për të krishterët është ideja se ferri përfshin një dënim të vetëdijshëm, i cili është zhargon për diçka thuajse të pamendueshme. Kjo duhet të ketë qenë ajo çfarë Papa Françesku ka qenë realisht duke thënë.

Ideja e vuajtjes së vetëdijshme të përjetshme ka trazuar kristianët që në fillimet e krijimit të kësaj feje. Duket plotësisht jopropocionale me mëkatet që ndëshkon. Vuajtjet e ferrit janë më keq se çdo gjë që mund të përjetojmë në këtë jetë: më keq se kanceri; më keq se të qënurit i djeguri për së gjalli; më keq sesa të shikoni familjet tuaja duke vdekur nga Ebola; më e thellë dhe më e mprehtë sesa pengesat tuaja më të këqija të brendshme. Të gjitha këto mund të jenë të pakalueshme, por vuajtet e ferrit, në doktrinën tradicionale, zgjasin përgjithnjë. Vdekja nuk mund t’u japë fund atyre: në të vërtetë, ndodh e kundërta.

Shkaktimi i një agonie të pambarimtë nuk duket se qëndron në përputhje me natyrën e Zotit mëshirëbërës dhe të dashur; duket dispropocionale edhe ndaj kërkesave të drejtësisë. Në fakt, teologu i hershëm dhe me ndikim, Shën Origeni besonte se edhe Satani do të lirohej më në fund nga ferri, megjithëse kjo u gjykua më vonë si herezi.

Vështirësia e vërtetë lind me konceptin e përjetësisë. Problemi nuk është thjesht se universi nuk paskërka një vend për ferrin, e as që nuk paskërka kohë për këtë. Universi, i cili kishte fillimin e tij me shpërthimin e Bing Bangut, dhe që do të ketë një fund, nuk mund të përmbajë përjetësi. Vetëm mendjet tona mund të përjetojnë përjetësinë.

Por, kushdo që ka përjetuar lumturi të vërtetë apo vuajtje, nuk mund të dyshojë që parajsa dhe ferri ekzistojnë.

(marrë me shkurtime nga The Guardian)

(Vizituar 199 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share