Tag: Aktualitet

E rëndë në Durrës, gjendet i mbytur në det një burrë, detajet e para
Te Fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i mbytur në det një burrë, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku është gjetur i pajetë një 56-vjeçar.         Bëhet me dije se mëngjesin e sotëm rreth orës 07:35 është gjetur i mbytur shtetasi B.B. 56-vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.       Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Akullnaja në Itali/ Mbulohet me mushama gjigande
Bota

Akullnaja në Itali/ Mbulohet me mushama gjigande

Një mushama gjigande, e bardhë, shpaloset, duke fituar shpejtësi ndërsa mbulon sipërfaqen e madhe të akullit. Vera ka mbërritur dhe akulli alpin po mbrohet në këtë mënyrë nga ngrohja globale. Në Italinë veriore, akullnaja e Presena-s ka humbur më shumë se një të tretën e vëllimit të saj që nga 1993. Kur sezoni i skisë mbaron dhe teleferikët ndalen, mbrojtësit e saj, përveshin mëngët në përpjekje për të ndaluar shkrirjen e saj duke përdorur mushama të bardha që bllokojnë rrezet e diellit. Nga rreth 30 mijë metra katror që ajo mbulonte në 2008, kur edhe nisi ky projekt, ekipi tani vendos 100 mijë metra katror nën mushama. Kjo e fundit është një mushama gjeotekstike, që reflekton dritën e diellit, duke mbajtur temperaturën poshtë saj më të ulët se ajo përmbi dhe në këtë mënyrë ruan një sasi...