“Mi jep pa merak, sa ikën ato ku*vat”/ E dokumentuar me video! Top Channel zbardh një tjetër rast të shitjes së kokainës në Tiranë
Të tjera përgjime dalin nga dosja e të arrestuarve të “Tempullit” në Tiranë, ku një grup të rinjsh shpërndanin lëndë narkotike, kanabis, heroinë dhe kokainë në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.
Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, janë zbardhur përgjimet, ku persona të autorizuar nga prokurori i çështjes, kontaktonin me shpërndarësit, dhe siguronin lehtësisht kokainë.
Në dosjen e zbardhur nga Top Channel Web, prokuroria tregon sesi njëri nga të arrestuarit, Zog Hysai, 28 vjeç, shiste lëndën narkotike në Tiranë.
Në datën 5 dhjetor 2023 rreth orës 22:15 në zonën e Bulevardit të Ri në Tiranë, i ka shitur drogë personit të autorizuar me emrin e koduar “Miri”. Ngjarja është e dokumentuar...








