Që të mos përsëriten konferenca si ajo e Londrës
Që të mos përsëriten konferenca si ajo e Londrës
Sot, kur nëpër media lexojmë se si pushtetarë të lartë po merren vesh për “kompromise të dhimbshme”, nuk mund të mos kujtojmë historinë tonë. Para 105 vitesh, në 29 korrik 1913, u përmbyll Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Gjatë asaj konference fuqitë e mëdha u morën vesh ta ndanin pjesën ballkanase të Perandorisë Otomane mes Serbisë, Bullgarisë, Greqisë e Malit të Zi, dhe njëkohësisht i caktuan kufijtë e Shqipërisë duke lënë jashtë saj gjysmën e trojeve të banuara nga shqiptarët dhe rreth 40% të popullsisë shqiptare.
Sekretari i punëve te jashtme të Britanisë së Madhe, liberali Edward Grey i cili drejtoi punimet e Konferencës së Londrës, kur i raportoi parlamentit britanik u shpreh se ishte i vetëdijsh...








