Miratohet fondi, 12 milion dollarë për rimbursimin e ilaçeve të të prekurve me koronavirus

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar një paketë prej 12 milionë dollarësh për rimbursimin e ilaçeve të të prekurve me Covid. 

 

 

Lexo dhe...  Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”, dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin

 

Kërkesa për fondin shtesë u bë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa paketa mbështetëse u paralajmërua dhe nga ana e kryeministrit Edi Rama.  Fondi në fjalë pritet që të kalojë edhe në seancë plenare duke hyrë në fuqi bashkë me buxhetin 2021. Deputeti Anastas Angjeli e konsideriu rimbursimin e ilaçeve për kurimin e Covid një çështje jetike për të gjithë qytetarët. 

 

Lexo dhe...  Ngacmonte seksualisht një të mitur, arrestohet 45-vjeçari në Korçë-Çkemi News

 

 

“Duke parë vijimin e pandemisë dhe përshpejtimin e saj, ne morëm në konsideratë një çështje jetike, që është futja e paketës së ilaçeve për kurimin nga COVID-19, në paketën e ilaçeve me rimbursim, nga përllogaritjet e bëra është e nevojshme shtimi i buxhetit me 1.2 miliardë lekë, për të rimbursuar ilaçet për çdo person që preket dhe kurohet me ilaçet.  Po tek ministria e Shëndetësisë, një çështje tjetër që ka të bëjë me njerëzit në nevojë ka të bëjë me shtimin me 1 miliardë lekë pagesën e papunësisë”, tha deputeti i PS-së, Anastas Angjeli në Komisionin e Ekonomisë.

(Vizituar 23 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share