Tag: kronike e zeze

Pronari i hotelit e kishte planifikuar vrasjen/ Detaje të frikshme, pasi e qëlloi i dogji sendet dhe rrobat në furrën e picave! Trupin e mblodhi…-Çkemi News
Albania

Pronari i hotelit e kishte planifikuar vrasjen/ Detaje të frikshme, pasi e qëlloi i dogji sendet dhe rrobat në furrën e picave! Trupin e mblodhi…-Çkemi News

Gerald Shehu e kishte planifikuar vrasjen e 31 vjecarit Erald Nevruzi. Sipas burimeve të gazetarit Mikel Marsi, përgjatë mbrëmjes autori e ka marrë veçmas në një dhomë ku pushonte stafi duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek vendi i punës. Më pas ai e ka ekzekutuar i vetëm dhe me mbështetjen e dy bashkëpunëtorëve Daniel Qose dhe David Larti. Të tre e kanë zhveshur, i kanë marrë sendet personale, rrobat, dokumentat e identifikimit ja kanë djegur tek furra e picerisë. Më pas i ndihmuar nga personat në fjalë e kanë mbështjellë me plastmas e kanë futur në mjetin tip ‘Audi a8’ dhe është larguar nga hoteli. Vrasja ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit autori është nisur për Greqi në orën 5 duke patur kohë të shkonte në shtëpi ...
DETAJET/ Në tentativë për t’u arratisur drejt Anglisë, si policia arrestoi vrasësin e recepsionistit në Dhërmi, në aeroportin e Korfuzit-Çkemi News
Albania

DETAJET/ Në tentativë për t’u arratisur drejt Anglisë, si policia arrestoi vrasësin e recepsionistit në Dhërmi, në aeroportin e Korfuzit-Çkemi News

Gerlad Shehu, autori kryesor i dyshuar për vrasjen e recepsionistit të një hoteli në Dhërmi u arrestua në tentativë për t’u arratisur drejt Anglisë. Sipas gazetarit të Top Channel, Artur Bibe, policia e pikasi në momentin kur ai po merrte një biletë për në Londër në aeroportin e Korfuzit. Ai tashmë ndodhet në policinë e Korfuzit, ndërsa pritet një urdhër për ta sjellë drejt vendit tonë. Sipas informacioneve, autori ka kaluar nga Qafë Bota dhe makina e tij me targa angleze është lënë në lagjen nr.4 afër Portit, pra sipas informacioneve, dyshohet se dikush e ka ndihmuar duke e dërguar në Qafë Botë. Si ndodhi ngjarja?  Një ngjarje e rëndë ndodhi në Dhërmi, ku recepsionisti i një hoteli është vrarë me armë zjarri pak minuta pas mesnatës, r...
Policia greke arreston nënën e vogëlushit që u mbyt në det. Prokuroria e liron, banorët mbledhin fonde për varrimin në Shqipëri -Çkemi News
Te Fundit

Policia greke arreston nënën e vogëlushit që u mbyt në det. Prokuroria e liron, banorët mbledhin fonde për varrimin në Shqipëri -Çkemi News

Iraklion Kretë – Greqi, Tragjedia që pllakosi në familjen shqiptare është rënduar edhe më shumë kur autoritetet policore greke arrestuan nënën e vogëlushit që u mbyt fatalisht në det. Nëna e 6 vjeçarit Anis (Nikola), u arrestua nga policia, por disa orë më pas u la e lirë me urdhër të prokurorisë. Gjithsesi ajo ndiqet në gjendje të lirë për akuzën penale të vrasjes nga pakujdesia. Hetimi grek sugjeron se nëna e të voglit ishte në breg të detit bashkë me foshnjën e saj ndërsa Nikola po lahej. Deti kishte dallgë për shkak të erës që frynte dhe kjo mund të ketë qenë një arsye që fëmija u mbyt pa arritur të shpëtohet. Autoritetet policote portuale thanë se kanë vijuar arrestimin e nënës së fëmijës 6-vjeçar që humbi jetën në detin e Arvit në Iraklio të Kretës, thuhet në njoftimin...
LAJM I FUNDIT/ E trishtë! Vdes bojaxhiu në Tiranë, policia bën me dije se…-Çkemi News
Albania

LAJM I FUNDIT/ E trishtë! Vdes bojaxhiu në Tiranë, policia bën me dije se…-Çkemi News

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Tiranë, ku një person ka humbur jetën tragjikisht. Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi A. P., 60 vjeç, i cili është rrëzuar teksa ka qenë duke lyer në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”, teksa 60-vjeçari ka humbur jetën duke mos iu mbijetuar dot dëmtimeve të marra. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“30 burra e panë, asnjëri nuk hyri të shpëtonte gruan që u vetëhodh në Bunë!” -Çkemi News
Albania

“30 burra e panë, asnjëri nuk hyri të shpëtonte gruan që u vetëhodh në Bunë!” -Çkemi News

Një tjetër grua ka ndërmarrë aktin e rëndë të dhënies fund të jetës duke u vetëhedhur nga ura e lumit Buna. Bëhet fjalë për 63-vjeçaren Shefkije Osja, banuese në lagjen “Dobraç” të Shkodrës e cila dyshohet se është vetëhedhur nga ura e vjetër e lumit Buna. Trupi i saj i pajetë është gjetur nga policia, teksa paraprakisht dyshohet se viktima vuante nga depresioni.
VIDEO/ Parandalohet ngjarja e rëndë në Durrës! Dy vëllezërit dhunojnë dhe kërcënojnë me armë fqinjin e tyre që sapo ishte kthyer nga emigrimi-Çkemi News
Te Fundit

VIDEO/ Parandalohet ngjarja e rëndë në Durrës! Dy vëllezërit dhunojnë dhe kërcënojnë me armë fqinjin e tyre që sapo ishte kthyer nga emigrimi-Çkemi News

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Durrës. Dy vëllezërit, Arjan Gega dhe  Gjin Gega kanë dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri një 20-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17/1 Durrës, ku dy vëllezërit, sapo kanë marrë vesh që shtetasi K. P., 20 vjeç, (ish-fqinj i tyre) ishte kthyer në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme për një përplasje automjetesh, janë konfliktuar me të. Sikurse duket në video, konflikti ka ndodhur në një servis, në afërsi të lokalit të tyre, ku fillimisht e kanë qëlluar me grushte, e më pas kanë qëlluar në ajër me armë për ta kërcënuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ndërsa vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit. Ma...
“Goditje për shkak të detyrës”, Policia zbardh sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Vocaj: Shkak gjyqi për pronat, një nga autorët u vetëdorëzua
Aktualitet

“Goditje për shkak të detyrës”, Policia zbardh sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Vocaj: Shkak gjyqi për pronat, një nga autorët u vetëdorëzua

Policia e Shtetit ka dalë në një konferencë për shtyp, për të dhënë detaje mbi dhunimin që iu bë mëngjesin e sotëm në Tiranë, avokatit Sokol Mëngjesi, nga katër persona. Ata janë identifikuar si Romario Tabaku 26 vjeç, Dorian Alia 32 vjeç, Drivald Alia 21 vjeç , Elton Kasaj 33 vjeç. Ndërkohë Policia sqaron se Romario Tabaku ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me mjetin e tij. Sipas policisë, Sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës. Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj bën ne dije se shkaku i dhunimit ka qenë për shkak të detyrës dhe se lidhet me një proces gjyqësor civil, për një çështje pronësie. Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëgua...
Humb jetën minatori në Martanesh, plagoset rëndë një tjetër, pamje nga vendngjarja-Çkemi News
Albania

Humb jetën minatori në Martanesh, plagoset rëndë një tjetër, pamje nga vendngjarja-Çkemi News

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një një nga galeritë e minierave në Krastë të njësisë Martanesh, ku për pasojë ka humbur jetën një minator. Viktima është identifikuar si Armond Peshku, 29 vjeç. Ndërkohë, është plagosur rëndë një tjetër minator, Hajdar Bala, i cili është dërguar me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës, pasi ndodhet me gjendje të rëndë për jetën. Disa minatorë janë plagosur që nga fillimi i vitit ne minierat e vendit, ndërkohë që vazhdimisht raportohet për mungesë të kushteve në punë, duke rrezikuar jetën e punonjësve.