Tag: sociale

Tragjedia në Devoll/ Nëna kryente punët e shtëpisë, ndërsa i mituri konsumoi rakinë në vend të ujit
Albania

Tragjedia në Devoll/ Nëna kryente punët e shtëpisë, ndërsa i mituri konsumoi rakinë në vend të ujit

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Devoll, ku një 2 vjecar humbi jetën mesditën e sotme pasi konsumoi një sasi rakie. Top Channel mëson se i mituri, i seksit mashkull, ka marrë një shishe për të pirë ujë, por në fakt shishja ishte e mbushur me raki. Mësohet gjithashtu se nëna e 2-vjecarit ishte duke kryer punë e shtëpisë, ndërsa e ka gjetur të voglin të shtrirë në dysheme. Familjarët e kanë cuar menjëherë 2-vjecarin në spital, por fatkeqësisht për të ka qenë shumë vonë. Sipas mjekëve, konsumimi i rakisë i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes 2 vjecarit c’ka ka sjellë më pas humbjen e jetës. Njoftimi i policisë Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll.     Nga të dhënat e p...
Gazetarja serbe: Jam gruaja e tretë e Myftiut të pajetë, dua nga pasuria e tij
Bota

Gazetarja serbe: Jam gruaja e tretë e Myftiut të pajetë, dua nga pasuria e tij

Myslimani i njohur në Serbi, Muhamer Zukorliç, i cili ka ndërruar jetë disa muaj më parë, është bërë përsëri kryefjalë e mediave për jetën e tij bashkëshortore. Sipas mediave serbe ai kishte dhe një grua të tretë e cila është identifikuar si Belkisa Crnovrshahin, 31-vjeç, gazetare e Novi Pazar. Belkisa është paraqitur në Bashkësinë Islame të Serbisë duke paraqitur shkresa se ishin të martuar sipas Sheriatit dhe se për këtë arsye duhej të kishte pjesë në trashëgiminë e Zukorliçit. bëhet e ditur se martesa është bërë fshehurazi në Stamboll dhe se publikisht Belkisa është e pamartuar dhe asnjëherë nuk është shfaqur me Zukorliçin. Crnovrshanin tha se pretendimet e tabloidëve serbë se ajo ishte në kërkim të pronës në Bashkësinë Islame të Serbisë janë të pavërteta. “Të gjitha akuz...
Erdogan: “Jo” Suedisë dhe Finlandës në NATO; janë njoftuar vendet aleate
Bota

Erdogan: “Jo” Suedisë dhe Finlandës në NATO; janë njoftuar vendet aleate

Turqia i ka njoftuar vendet aleate se do të refuzojë anëtarësimin në NATO të Suedisë dhe Finlandës, bëri të ditur sot përmes një video në Twitter, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht të mërkurën për t’iu bashkuar aleancës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, një vendim që u nxit nga sulmi i Rusisë në Ukrainë. Kundërshtimet e Turqisë kanë befasuar vendet e tjera anëtare. “Do ta vazhdojmë politikën tonë në një mënyrë të vendosur. U kemi thënë aleatëve se do t’i themi jo anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë”, tha zoti Erdogan gjatë një interviste në orët e vona të së mërkurës.       Presidenti turk tha se Suedia dhe Finlanda strehojnë dhe financojnë “terroristë” dhe i furnizojnë ata edhe me armë, duke p...
Shpërthimi në Sarandë/ Godina u ndërtua nga Pajtim Yzeiri që iu pre koka në Spanjë
Albania

Shpërthimi në Sarandë/ Godina u ndërtua nga Pajtim Yzeiri që iu pre koka në Spanjë

Detaje të reja janë mësuar nga shpërthimi me tritol që ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në katin e parë të një hoteli në Sarandë.   Në media thuhet se hoteli është në pronësi të familjes së Pajtim Yzeirit, i cili u vra disa vite më parë në Spanjë, duke i prerë kokën. Fatmirësisht nga shpërthimi lëndës plasëse nuk pati të lënduar në njerëz.  
Rreziku nga video-lojërat/ Një në pesë fëmijë europianë në rrezik
Kuriozitete

Rreziku nga video-lojërat/ Një në pesë fëmijë europianë në rrezik

Në Evropë, një në pesë fëmijë është në rrezik të lartë të “lojërave problematike” (rreth 20 për qind), domethënë përdorimi i tepërt i video-lojërave, të cilat mund të rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të favorizojnë largimin nga shkolla. Ekspozimi ndaj fenomenit tek djemtë (30.8 për qind) është tre herë më i lartë se tek vajzat (9.4 për qind).       Këto janë rezultatet e një kërkimi të kryer nga Instituti i Fiziologjisë Klinike të Këshillit Kombëtar i Kërkimeve, Departamenti i Psikologjisë së Zhvillimit dhe Socializimit të Universitetit të Padovës (Unipd) dhe Universitetit Australian Flinders që hetoi se si faktorët individualë, çështjet sociale dhe kontekstuale shoqërohen me një rrezik më të madh për adoleshentët evropianë të problematikës së lojërave (përdorimi i vide...
Mbyllej me çelës në dhomë se kishte frikë”, babai i vrau nusen, i biri mes lotësh akuza të forta shtetit: Nuk morën masa, im atë iu dha lekë dhe…
Albania

Mbyllej me çelës në dhomë se kishte frikë”, babai i vrau nusen, i biri mes lotësh akuza të forta shtetit: Nuk morën masa, im atë iu dha lekë dhe…

Përshëndetje! (qan) Kam shumë gjera për të shprehur. Nuk mori masa shteti për këtë gjë. Kishte një muaj që i lutesha shtetit. Iknin dhe vinin, për arsye se babai im i dha lekë shtetit. Ndodhi kjo që ndodhi. Me policinë e Shtetit i ke me video me zë.     Ai i thoshte ‘sa lekë do që ta marrësh djalin brenda’. Ai edhe në Gjykatë futi lekë. Do i them të gjitha kur të vij aty. Ata (policia) vinin në shtëpi këtu dhe nuk merrnin masa. Ndodhi kjo që ndodhi dhe më shkatërruan jetën time”, tha ai.     Ku ishe atë ditë? Isha në punë me traktor në fshat. Sa ika unë. Më mori në telefon xhaxhai dhe më tha ‘po bërtet nusja’. Ndodhi kjo që ndodhi. E mbyllja se e kishte frikë. Kishte frikë nga ai se e kërcënonte. E mbyllte nga brenda se kishte frikë, e kërcënonte ai....
Nis ceremonia mortore e 30-vjeçares që u vra nga vjehrri, 3 fëmijët e përcjellin me buqeta me lule
Albania

Nis ceremonia mortore e 30-vjeçares që u vra nga vjehrri, 3 fëmijët e përcjellin me buqeta me lule

Ditën e djeshme në fshatin Vidhisht të Roskovesit, 61-vjeçari Xhevahir Hoxha vrau me thikë nusen e ardhshme të djalit të tij, Merushe Hazizin dhe më pas u vetëvra. Gjatë ditës së sotme, familja e Merushes ka hapur dyert e mortit, ndërsa ka nisur ceremonia mortore. Nusja që u vra nga vjehrri do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat pranë familjes së saj në fshatin Suk 1. Në njoftimin për e ceremonisë mortore në Suk 1 bie në sy mungesa e fotos së 30-vjeçares     Merushe Hazizit e cila u masakrua me thikë nga Xhevahir Hoxha i cili nuk pranonte që djali i tij Fatjoni të martohej me Merushen. Foto Fax News: Pjesë e ceremonisë mortore janë edhe 3 fëmijët e Merushe Hazizit të cilët me buqeta me lule në duar shoqërojnë makinën e funeralit dr...
Të vritet Biden dhe masakrën në Bucha e bënë vetë ukrainasit”/ Kush është deputeti ukrainas që trondit me deklaratat e tij
Bota

Të vritet Biden dhe masakrën në Bucha e bënë vetë ukrainasit”/ Kush është deputeti ukrainas që trondit me deklaratat e tij

Ilya Vladimirovich Kyva, është një deputet ukrainas pro-rus i njohur për deklaratat e tij tronditëse, që kanë tërhequr jo pak vëmendjen e mediave ndërkombëtare.       Vetëm 2 muaj më parë ai u bëri thirrje shërbimeve sekrete të vendit që të ekzekutojnë presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden.   Sipas ligjvënësit të partisë euroskeptike, presidenti Biden është provokatori dhe autori kryesor i lajmeve për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Sipas tij, deklaratat e kreut të shtetit amerikan përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për ekonominë dhe sigurinë e Ukrainës.     Ndërsa vetëm pak ditë më parë ai deklaroi se shërbimi sekret ukrainas dhe ai britanik janë autorët që fshihen pas masakrës në Bucha. “Erdhën herët në mëngjes, bllokuan të gjithë zon...