Të vritet Biden dhe masakrën në Bucha e bënë vetë ukrainasit”/ Kush është deputeti ukrainas që trondit me deklaratat e tij

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Ilya Vladimirovich Kyva, është një deputet ukrainas pro-rus i njohur për deklaratat e tij tronditëse, që kanë tërhequr jo pak vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

 

Lexo dhe...  7 këshilla për femrat që nuk dinë të flirtojnë

 

 

Vetëm 2 muaj më parë ai u bëri thirrje shërbimeve sekrete të vendit që të ekzekutojnë presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden.

 

Sipas ligjvënësit të partisë euroskeptike, presidenti Biden është provokatori dhe autori kryesor i lajmeve për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Sipas tij, deklaratat e kreut të shtetit amerikan përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për ekonominë dhe sigurinë e Ukrainës.

 

 

Ndërsa vetëm pak ditë më parë ai deklaroi se shërbimi sekret ukrainas dhe ai britanik janë autorët që fshihen pas masakrës në Bucha.

“Erdhën herët në mëngjes, bllokuan të gjithë zonën, shperndanë kufomat në buzë të rrugës dhe thirrën mediat të filmonin”, – deklaron ai.

Deri në vitin 2014, Kiva ishte absolutisht paqësor, edhe pse një njeri shumë aktiv. Ka shërbyer gjatë në polici ose në ushtri. Sipas dokumenteve të botuara, Kiva është i sëmurë me epilepsi, ose skizofreni, kjo nuk dihet, pasi është shtruar në spital periodikisht.

(Vizituar 120 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share