Tag: sociale

Itali/ Djali piu zbardhues rrobash, nëna hidhet nga ballkoni
Bota

Itali/ Djali piu zbardhues rrobash, nëna hidhet nga ballkoni

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Francavilla Fontana, në zonën e Brindisit. Djali 6-vjeçar ka pirë aksidentalisht ujë me zbardhues dhe nëna në panik është hedhur nga dritarja e shtëpisë së tyre, në katin e tretë të një pallati.   Fëmija dhe nëna 41 vjeçare, janë të shtruar në spitalin Antonio Perrino: gruaja nuk ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa djali i saj është nën vëzhgim për djegie në gojëgojë     Fillimisht u supozua se ishte gruaja që i kishte dhënë ilaçin fëmijës. Kanë qenë disa kalimtarë që kanë thirrur për ndihmë. Nënë dhe fëmijë janë në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët, por fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën.
Hapet rruga drejt BE për Tiranën! Shkupi e Sofja nënshkruajnë protokollin
Albania

Hapet rruga drejt BE për Tiranën! Shkupi e Sofja nënshkruajnë protokollin

  Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, nënshkruan të dielën në Sofje protokollin që parasheh procedurat dhe dinamikën e kapërcimit të dallimeve mes tyre, që janë pjesë e propozimit francez.       “Kjo i hap rrugën presidencës Çeke”, tha komisioneri i BE-së për zgjerimin Oliver Varhely për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se në protokoll shihet se është bërë shumë dhe secili që është përfshirë ka investuar sa më shumë që të ketë projekte, memorandume dhe dokumente që forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve. “Për ne është një mundësi historike...
Panamaja paralizohet nga disa ditë protesta dhe bllokime të rrugëve (fotot)
Bota

Panamaja paralizohet nga disa ditë protesta dhe bllokime të rrugëve (fotot)

Demonstrata të reja dhe bllokime paqësore rrugësh vijuan sot prej disa ditësh në Panama, në protestë ndaj rritjes së çmimeve dhe korrupsionit, teksa qeveria kërkon një rrugëdalje nga kriza e paprecedentë me disa sindikata të punës. Në kryeqytet sindikata e punonjësve të ndërtimit SUNTRACS, më e madhe në vend demonstroi në disa rrugë e bulevarde, në disa vende duke bllokuar trafikun me barrikada. Në autostradën Pan-Amerikane që lidh Panamanë me Amerikën qendrore, bllokadat me kamionë vazhdonin duke ndaluar transportin për mijëra njerëz. Kriza e vendit amerikano qendror është më e rënda që prej rënies së diktaturës së Manuel Antonio Noriega në 1989, pas ndërhyrjes së SHBA.     Situata ka shkaktuar mungesa karburanti në disa zona të vendit, dhe gjithashtu mun...
Tragjike në Greqi! Mbytet në pishinë 3-vjeçari shqiptar, babai ishte duke punuar
Albania

Tragjike në Greqi! Mbytet në pishinë 3-vjeçari shqiptar, babai ishte duke punuar

Një djalë tre vjeçar, shqiptar, është mbytur në një pishinë në fshatin Pazinos të Akrotirit, në Greqi. Fëmija, sipas informacioneve, ndodhej pranë pishinës me të atin me origjinë shqiptare, i cili po punonte. Në rrethana ende të paqarta, fëmija i ka shpëtuar vëmendjes së të atit, ka rënë në pishinë dhe është nxjerrë pa ndjenja pak kohë më vonë. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka gjetur vogëlushin në gjendje kome. Me gjithë përpjekjet e ekipeve të shpëtimi dhe mjekëve të spitalit të Chanias ku u transferua, ai ndërroi jetë.
Koncesioni i laboratorëve mjekësorë nën hetim për korrupsion
Albania

Koncesioni i laboratorëve mjekësorë nën hetim për korrupsion

Nga Aleksandra Bogdani, Reporter.Al Në fund të muajit maj, në telefonët celularë të mjekëve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë mbërriti një urdhër me mesazh, përmes së cilit u kërkohej që të mos referonin analiza për pacientët e tyre, me përjashtim të rasteve tejet urgjente.     “Po ju njoftoj se është ezauruar 100% e buxhetit të laboratorit. Ju lutem, njoftoni stafet mjekësore dhe specializantët, që deri më datë 1 qershor do të referohen vetëm urgjencat me Kod të Kuq,” shkruhet në mesazhin e publikuar në media. Prej muajsh, lajmërime të ngjashme nuk janë të rralla edhe për mjekët e familjes, shërbimet ambulatore apo disa prej spitaleve rajonale të vendit. Presioni mbi sistemin shëndetësor vjen si pasojë e kontratës koncesionare të laboratorëve mjek...
E FUNDIT/ Bie Facebook, Instagram dhe Messenger, përdoruesit raportojnë probleme
Bota

E FUNDIT/ Bie Facebook, Instagram dhe Messenger, përdoruesit raportojnë probleme

Facebook , Instagram dhe Messenger kanë probleme dhe shumë qytetarë nuk mund t’i aksesojnë dot. DailyMail raporton se në mbarë botën përdoruesit po ankohen për mos-aksesim. Sipas Down Detector, një faqe interneti që monitoron ndërprerje të tilla, raportimet e problemeve filluan të shfaqen rreth orës 15:55. Përdoruesit kanë thënë se nuk mund të hyjnë në Facebook përmes aplikacionit, ndërkohë që duket se ka edhe probleme me aksesin në Facebook Messenger.     Instagram, i cili është gjithashtu në pronësi të kompanisë mëmë të Facebook, Meta , duket se ka probleme gjithashtu. Nuk dihet se cili është shkaku i ndërprerjes.
Materniteti: Nëna e 6 fëmijëve tentoi të largohej, nëna dhe fëmija janë në gjendje të mirë
Albania

Materniteti: Nëna e 6 fëmijëve tentoi të largohej, nëna dhe fëmija janë në gjendje të mirë

Drejtori i maternitetit të Sarandës Tajar Lako ka folur pasi një 35-vjeçare u hodh nga kati i dytë i godinës bashkë me foshnjën e porsalindur. Në një instervistë, Lako shprehet se nëna nuk tentoi të vetëvritej, siç thoshte policia në njoftimin zyrtar, por se ishte tentativë e saj për t’u larguar nga spitali.   Sipas drejtorit të maternitetit, 35-vjeçarja e kishte lindjen e gjashtë, por ishte në situatë rruge. “Në datën 28 qershor rreth orës 02:20 ka lindur nga një lindje normale. Është fëmija i gjashtë. Lindja ka ecur shumë mirë dhe ka vazhduar në ditët në vazhdim trajtimi i nënës dhe fëmijës nga mjekët përkatës dhe çdo gjë në shëndetin e tyre ishte normale. Që ditën e tretë duke parë kushtet e nënës që duket pak me prapambetje, burrin e saj nuk mund ta gjenim se nuk vinte në s...
Pamje të rënda, peshkaqeni sulmon për vdekje turisten në Egjipt
Bota

Pamje të rënda, peshkaqeni sulmon për vdekje turisten në Egjipt

Pushimet në Egjipt kanë përfunduar në tragjedi për një grua austriake pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa notonte. Ajo nuk arriti ta kuptonte për asnjë moment që peshku mishngrënës po notonte në të njëjtat ujëra dhe përgjonte viktimën e radhës. Turistja 68–vjeçare sapo pa peshkaqenin që i afrohej, u përpoq të notonte në breg sa më shpejt të mundej, por fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtonte dhëmbëve. Para pushuesve të tmerruar në Sharm El Sheikh në Detin e Kuq, peshkaqeni iu sul asaj dhe i preu krahun dhe këmbën. Si pasojë e sulmit, turistja ndërroi jetë pak më vonë, teksa po transportohej me ambulancë në spital dhe kjo për shkak të gjakderdhjes së madhe.