Pamje të rënda, peshkaqeni sulmon për vdekje turisten në Egjipt

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Pushimet në Egjipt kanë përfunduar në tragjedi për një grua austriake pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa notonte.

Ajo nuk arriti ta kuptonte për asnjë moment që peshku mishngrënës po notonte në të njëjtat ujëra dhe përgjonte viktimën e radhës.

Turistja 68–vjeçare sapo pa peshkaqenin që i afrohej, u përpoq të notonte në breg sa më shpejt të mundej, por fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtonte dhëmbëve.

Para pushuesve të tmerruar në Sharm El Sheikh në Detin e Kuq, peshkaqeni iu sul asaj dhe i preu krahun dhe këmbën.

Si pasojë e sulmit, turistja ndërroi jetë pak më vonë, teksa po transportohej me ambulancë në spital dhe kjo për shkak të gjakderdhjes së madhe.

 

(Vizituar 95 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share