
Facebook , Instagram dhe Messenger kanë probleme dhe shumë qytetarë nuk mund t’i aksesojnë dot.
DailyMail raporton se në mbarë botën përdoruesit po ankohen për mos-aksesim.
Sipas Down Detector, një faqe interneti që monitoron ndërprerje të tilla, raportimet e problemeve filluan të shfaqen rreth orës 15:55.
Përdoruesit kanë thënë se nuk mund të hyjnë në Facebook përmes aplikacionit, ndërkohë që duket se ka edhe probleme me aksesin në Facebook Messenger.

Instagram, i cili është gjithashtu në pronësi të kompanisë mëmë të Facebook, Meta , duket se ka probleme gjithashtu.
Nuk dihet se cili është shkaku i ndërprerjes.
(Vizituar 42 here, 1 vizita sot)
