Tag: sociale

Ndodh në Greqi! Prindërit e harruan në makinë, vdes 8-vjeçarja
Bota

Ndodh në Greqi! Prindërit e harruan në makinë, vdes 8-vjeçarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në një lagje rome në Halandri, Greqi. Mediat vendase bëjnë me dije se një vajzë 8-vjeçare është gjetur e braktisur dhe pa ndjenja në një makinë nga një kalimtar i rastit. Sapo vajza u dërgua në spital, aty u konstatua se ajo kishte vdekur prej të nxehtit. Prindërit e saj, një 27-vjeçar dhe një 29-vjeçar, të dy romë, u arrestuan dhe u dërguan në prokurori, pasi po hetohet se si 8-vjeçarja u fut në automjet dhe sa orë qëndroi aty.  
Aksident në Levan-Tepelenë, plagosen rëndë 8 persona
Albania

Aksident në Levan-Tepelenë, plagosen rëndë 8 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan- Tepelene në afërsi të fshatit Malas në Mallakastër. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se nga përplasja e dy automjeteve tip “Benz” dhe “Renault” janë plagosur rëndë 8 persona. Në media raportohet se të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vend ngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti masiv.
Banka i ngriu llogarinë, klienti merr peng punonjësit dhe i kërcënon: Më ktheni shpejt paratë e mia, kam babain sëmurë
Bota

Banka i ngriu llogarinë, klienti merr peng punonjësit dhe i kërcënon: Më ktheni shpejt paratë e mia, kam babain sëmurë

Një burrë i armatosur mori peng disa punonjës dhe klientë të një bankë në rrugën e zhurmshme Hamra të Bejrutit, duke kërkuar që fondet e tij të ngrira të liroheshin. CNN shkruan se autori i mbajti peng disa orë dhe u dorëzua te forcat e sigurisë, vetëm pasi mori një pjesë të llogarisë së tij bankare. Atij  iu premtuan 30,000 dollarë nga 210,000 dollarë që kishte në llogarinë e tij bankare të ngrirë si pjesë e kushteve të bankës. I armatosuri tha se i duheshin fondet për të paguar për operacionin e babait të tij, duke kërcënuar se do të djegë bankën dhe do të vriste të gjithë personat që ndodheshin në të.     “Më kthe paratë e mia, nuk kam shumë kohë!”- bërtiste ai në një video të mediave sociale të regjistruar para bankës. Një numër i madh njerë...
Albania

Po fliste me babain kur ai i vdiq para syve”, detaje nga vdekja e aktorit shqiptar: Mjekohej për problemet mendore

Ditën e djeshme aktori shqiptar Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij, Ornela, humbën jetën pasi ranë nga kati i gjashtë i pallatit ku banonin në New York. Shqiptari besohet të ketë hedhur nga lartësia gruan e tij e më pas ka vrarë veten.   Andi Llabuti, mik i Belliut gjatë një interviste televizive tha se 35-vjeçari ka pasur një periudhë tepër të vështirë me të atin e tij. Sipas tij Belliu e ka përjetuar shumë keq vdekjen e të atit dhe faktin që ai nuk mundi të vinte në varrimin e tij. Flori ka pasur një periudhë të vështirë. Çdo gjë lidhet me humbjen e të atit të Florit para një viti e gjysmë, ajo i vuri kapakun. Flori ka qenë me bashkëshorten dhe me fëmijët në Nju Jork dhe prinderit i ka pasur në Tiranë. Ai ka pasur një situatë shumë të rëndë duke e lidhur këtë me të at...
E rëndë! Zjarrfikësi në Pensilvani shkon për të shuar flakët, zbulon që shtatë viktimat ishin familja e tij
Bota

E rëndë! Zjarrfikësi në Pensilvani shkon për të shuar flakët, zbulon që shtatë viktimat ishin familja e tij

Dhjetë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një zjarri në Pensilvani, ku gjashtë persona tashmë janë identifikuar ndërsa katër fëmijëve nuk i dihet ende identiteti. Një zjarrfikës shkoi për të shuar flakët me ekipin e tij, kur zbuloi se shtatë nga të vdekurit ishin familja e tij. Një hetim penal ka nisur për shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa  mendohet se vatra  ka filluar në verandë herët në mëngjesin e së premtes. Harold Baker, një zjarrfikës i kompanisë vullnetare të zjarrfikësve Nescopeck, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se të vdekurit ishin djali, vajza, vjehrri, kunati, kunata, tre nipërit dhe dy të afërm të tjerë. Ai tha se tre fëmijët që vdiqën – dy djem dhe një vajzë – nuk jetonin në shtëpi dhe po vizitonin për aktivitete verore. &nb...
URGJENTE! Të ndihmojmë Irmën të shohë vajzat e saj kur rriten, 29-vjeçarja me leucemi akute!
Albania

URGJENTE! Të ndihmojmë Irmën të shohë vajzat e saj kur rriten, 29-vjeçarja me leucemi akute!

Irma Gerxholli, 29 vjeç, ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve. Ajo është diagnostikuar me leucemi akute dhe aktualisht po trajtohet në spitalin Nënë Tereza, mirëpo duhet të niset për një mjekim më të specializuar jashtë vendit. Irma është nënë e dy vajzave 1 dhe 5 vjeç, e kështu mbështetja e shqiptarëve do t'i japë forcë për të përballuar sëmundjen dhe për të parë vajzat e saj teksa rriten. Kostoja për t’u trajtuar jashtë vendit është e lartë, prandaj duhet edhe kontributi i të gjithëve. Kushdo që ka dëshirë të ndihmoje me çfardolloj shume është i mirëpritur.
U zu me shefin, vajza nga Ksamili punonjëse në hotelin e tij ia shpërthen makinën në flakë
Albania

U zu me shefin, vajza nga Ksamili punonjëse në hotelin e tij ia shpërthen makinën në flakë

Një ngjarje me motive personale ende të pazbardhura ka ndodhur në Ksamil ditën e sotme. Mësohet se pas një sherri me pronarin e një hoteli ku punonte, një e re i ka vënë flakën makinës së tij të parkuar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:20, në Ksamil, në garazhin e një hoteli. Vajza me inicialet A.B, pas një konflikti për motive të dobëta i ka vënë flakën makinës tip “Seat” të shefit të saj me inicialet K.Xh me banim në Sarandë. Vajza është arratisur pas ngjarjes dhe ndodhet në kërkim nga policia.
Deti u bë i kuq”, rrëfim tronditës nga tragjedia në plazh: Polici bëri manovër të rrezikshme
Albania

Deti u bë i kuq”, rrëfim tronditës nga tragjedia në plazh: Polici bëri manovër të rrezikshme

Një dëshmi tronditëse është zbardhur në media mbrëmjen e sotme. Erind Çelmeta, një prej pushueseve i cili ndodhej dje në plazhin e Potamit në Himarë ka rrëfyer me detaje ngjarjen e rëndë. Ai ka treguar se teksa po pinte kafe 10 metra larg bregut ka parë skafin e bardhë që është afruar në breg dhe ka bërë manovra të rrezikshme. Më tej ai ka treguar se kur skafi është afruar në breg njerëzit kanë filluar të bërtisnin, ndërkohë që Arjan Tase me gjakftohtësi bëri një manovër të rrezikshme si xhirim gomash duke i marrë jetën vogëlushes. Isha me dy miqtë e mi dhe po konsumonim një kafe rreth 10 metra larg vendit të ngjarjes, në breg të detit, kur një skaf është afruar shumë pranë bregut. Personi është afruar me skafin e tij ka qenë një skaf i madh i bardhë, me dy motor të fuq...