Deti u bë i kuq”, rrëfim tronditës nga tragjedia në plazh: Polici bëri manovër të rrezikshme

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një dëshmi tronditëse është zbardhur në media mbrëmjen e sotme. Erind Çelmeta, një prej pushueseve i cili ndodhej dje në plazhin e Potamit në Himarë ka rrëfyer me detaje ngjarjen e rëndë.

Ai ka treguar se teksa po pinte kafe 10 metra larg bregut ka parë skafin e bardhë që është afruar në breg dhe ka bërë manovra të rrezikshme.

Më tej ai ka treguar se kur skafi është afruar në breg njerëzit kanë filluar të bërtisnin, ndërkohë që Arjan Tase me gjakftohtësi bëri një manovër të rrezikshme si xhirim gomash duke i marrë jetën vogëlushes.

Isha me dy miqtë e mi dhe po konsumonim një kafe rreth 10 metra larg vendit të ngjarjes, në breg të detit, kur një skaf është afruar shumë pranë bregut. Personi është afruar me skafin e tij ka qenë një skaf i madh i bardhë, me dy motor të fuqishëm dhe është afruar shumë afër bregut të detit. Bregu i detit ka qenë plot me pushues të tjerë, kanë qenë shumë fëmijë, shumë prindër të cilët ishin bashkë me fëmijët e tyre në një thellësi jo më shumë se 1 metra, shumë pranë bregut.

Kjo është një zonë që gumëzhin nga lojërat e fëmijëve, është një zonë e frekuentuar shumë nga fëmijët. Në momentin e afrimit të gomones, personi së bashku me një grua tjetër e cila ishte me rroba banjo të zeza, po priste 5 apo 6 persona të cilët do t’i hipnin skafit.

Në ato momente, pasi këta persona kanë hipur, personi ka tentuar të bëjë mbrapa, të zmbrapset nga bregu dhe në atë moment ne u alarmuan. Miku im u ngrit me vrap për të shkuar. Të gjithë pushuesit i bërtitën skafistit të ndalonte, sepse në atë momente që ai bëri mbrapa dhe u vu paralel me bregun e detit të gjithë fëmijët dhe njerëzit u lemeritën. Sepse skafi me këtë lëvizje skafi i kaloi sipër pushuesve dhe njerëzve që po notonin aty. Skafi i kaloi sipër dhe babait të vajzës.

Të gjithë po i thonim stop por personi nuk na dëgjoi. Ai ishte dhe momenti fatal, moment ii dytë kur nga parallel nga bregu i detit bëri një manovër si xhirim gomash. Ajo manovër u bë me shumë gjakftohtësi dhe menjëherë sa skafi filloi të bënte atë manovër shumë të shpejtë, me një fuqi shumë të madhe motorike, aty pamë që deti filloi të bëhej i kuq i gjithi. Njerëzit të gjithë vrapuan dhe tentuan ta tërhiqnin skafin drejt bregut se ai person ishte aq gjakftohtë sa tentoi të largohej. Edhe pasi kishte goditur vajzën. Pas kësaj pashë babain që nxorri vajzën, trupi i saj ishte e sakatuar. Nuk do më hiqet kurrë nga mendja ai imazh.

 

 

Ai theksoi se ishte baba i vajzës ai i cili nxorri vogëlushen e sakatuar nga deti.

Kjo dëshmi e imja është e njëjtë dhe me të dy miqtë e mi. Babai i vajzës ishte në det, babai i vajzës luftoi me skafin. E shihnim kokën e babait që shkonte anash skafit, njëherë nga ana tjetër e skafit. Me sa pamë ne ishte babai i vajzës ai i cili e nxorri.

(Vizituar 66 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share