Tag: moti

Si do të vijojë moti këtë javë? Meterologia jep parashikimin e fortë: Ja kur do të ndërpriten reshjet e shiut -Çkemi News
Albania

Si do të vijojë moti këtë javë? Meterologia jep parashikimin e fortë: Ja kur do të ndërpriten reshjet e shiut -Çkemi News

Meterologia e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Anira Gjoni ka treguar se si do të vijojë moti gjatë kësaj jave. Në një lidhje me Skype, ajo tha se do të vijojnë reshjet e shiut, të cilat do të ndërpriten ditën e mërkurë dhe do të fillojnë sërish në vazhdim. Sipas meterologes, reshjet e kësaj jave janë tipike për stinën e vjeshtës. Ajo ka theksuar se shtatori do të shoqërohet nga mot i paqendrueshëm dhe reshjet janë karakteristikë e tij. “Kjo javë do të vazhdojë me reshje shiu. Ato do të ndërpriten të mërkurën dhe do të nisin sërish ditën e premte, të shtunë dhe të diel. Temperatura nuk do të kenë rënie drastike, por do të jenë më të freskëta. Ashtu si gjatë natës që moti u shoqërua me reshje, ashtu do të vazhdojë intensiteti dhe të premten. Ndërsa...
I nxehti i lë vendin rrebesheve, breshrit dhe stuhive, ja si parashikohet moti për 5 ditët e ardhshme-Çkemi News
Albania

I nxehti i lë vendin rrebesheve, breshrit dhe stuhive, ja si parashikohet moti për 5 ditët e ardhshme-Çkemi News

  “Lamtumirë” i nxehtë. Temperaturat e larta, madje më të larta se mesataret mujore klimatike, tashmë nuk do të jenë prezente në Shqipëri dhe tabloja meteorologjike ndryshon plotësisht, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Sipas SHMU, kjo do të ndodhë pasi mbi vendin tonë pritet depërtimi i njëpasnjëshëm i disa qendrave të thella të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta. Depërtimi i këtyre qendrave ciklonare mund të jetë problematike sepse do të sjellin paqëndrueshmëri të menjëhershme (zhvendosja e shpejtë e ajrit të ngrohtë me ajër më të ftohtë) dhe energji potenciale të çliruar në mënyrë të vrullshme. Por si përkthehet kjo? Kjo përkthehet në radhë të parë në mot kryesisht të vranët, por më e rëndësishmja reshje shiu të...
Moti për pesë ditët e ardhshme-Çkemi News
Albania

Moti për pesë ditët e ardhshme-Çkemi News

    Temperatura minimale  do të jetë tetë gradë Celsius, kurse maksimalja do të jetë 28 gradë Celsius. Moti për pesë ditë: E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen që vende -vende të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare. E martë- Mot kryesisht i vranët dhe me shi. Reshjet e shiut të shoqëruara me rrufe parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e Republikës.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsi...
ÇMENDURITE e motit/ Hakil Osmani zbulon çfarë pritet të ndodhë në fundjavë: E diela do.. -Çkemi News
Albania

ÇMENDURITE e motit/ Hakil Osmani zbulon çfarë pritet të ndodhë në fundjavë: E diela do.. -Çkemi News

Gjatë fundjavës, Shqipëria do të karakterizohet kryesisht nga mot i qëndrueshëm, duke sjellë herë pas herë prezencë të reshjeve të shiut në disa zona. Kështu thekson meteorologu Hakil Osmani, i cili shton se dita e diel do të dominohet nga mot i qëndrueshëm. Sipas tij, temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të larta në fundjavë. “Vendi ynë deri në orët e mbrëmjes vendi i ynë do të jetë nën mbizotërimin vranësirave të dendura, të cilat herë pas here do krijojnë mundësi për reshje shiu. Reshjet më të fokusuara do jenë në zona malore, ku do jenë në formën e rrebesheve, kurse në zonën perëndimore reshjet do jenë në sasi të pakta, por nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve të izoluara të shiut në qarqet e Elbasanit, Beratit, Gjirokastrës. Dita e shtunë sjell përmirësim ...
Vranësira e shtrëngata, temperaturat shënojnë deri në 34 gradë celsius! Moti për sot -Çkemi News
Albania

Vranësira e shtrëngata, temperaturat shënojnë deri në 34 gradë celsius! Moti për sot -Çkemi News

Ditën e Premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë me alternime vranësirash si dhe kthjellime pas orëve të mesditës. Reshje të herëpashershme shiu prej orëve të mesnatës përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin deri në orët e mesditës. Hera-herës shtrëngata me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në orët e pasdites reshjet humbasin intensitet dhe lokalizohen kryesisht në relievet malore.   Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e cila në momentin e zhvillimit të vranësirave dhe përgjatë bregdetit fiton shpejtësi 6-10m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-3ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 15 deri 31°...
Pasi bëri kërdinë në Tajvan dhe Filipine, tajfuni “Gaemi” godet Kinën! 150 mijë persona largohen nga shtëpitë e tyre-Çkemi News
Bota

Pasi bëri kërdinë në Tajvan dhe Filipine, tajfuni “Gaemi” godet Kinën! 150 mijë persona largohen nga shtëpitë e tyre-Çkemi News

Tashmë Kina do të jetë ajo që do të përballet me tajfunin “Gaemi”, pasi ky i fundit bëri kërdinë në Tajvan dhe Filipine. Si pasojë e situatës së krijuar, më shumë se 150.000 njerëz që jetojnë në provincën kineze Fujan, në juglindje të shtetit, janë shpërngulur në zona më të sigurta. Kina ka rritur alarmin në nivelin më të lartë, pas zbarkimit të tajfunit pasditen e kësaj të enjteje. Shërbimet e trenave janë pezulluar në Fujan, derisa autoritetet në veri të Kinës kanë paralajmëruar për shira të rrëmbyeshëm, të cilët mund të rezultojnë me rrëshqitje dheu dhe vërshime. Në Tajvan dhe Filipine është raportuar për 21 persona të humbur jetën si pasojë e stuhisë së fuqishme. Autoritetet në Filipine raportuan se janë në garë me kohën për të pen...
Moti për sot/ Vazhdon i nxehti afrikan, temperaturat do shkojnë deri në…-Çkemi News
Albania

Moti për sot/ Vazhdon i nxehti afrikan, temperaturat do shkojnë deri në…-Çkemi News

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 12m/sek.  Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë. Temperaturat parashikohen: -Në zonat malore 14°C deri 31°C -Në zonat e ulëta 17°C deri 36°C -Në zonat bregdetare 21°C deri 34 °C