Vranësira e shtrëngata, temperaturat shënojnë deri në 34 gradë celsius! Moti për sot -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Ditën e Premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.


Moti do të jetë me alternime vranësirash si dhe kthjellime pas orëve të mesditës.

Lexo dhe...  Horoskopi 1 shkurt, si do të nisë ky muaj i ri?

Reshje të herëpashershme shiu prej orëve të mesnatës përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin deri në orët e mesditës. Hera-herës shtrëngata me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në orët e pasdites reshjet humbasin intensitet dhe lokalizohen kryesisht në relievet malore.

 

Lexo dhe...  Moti i keq pushton Evropën, Gjermania dhe Franca përballen me përmbytje

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e cila në momentin e zhvillimit të vranësirave dhe përgjatë bregdetit fiton shpejtësi 6-10m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 15 deri 31°C

në zonat e ulëta 16 deri 32°C

në zonat bregdetare 20 deri 34°C

Faleminderit që na ndiqni!

(Vizituar 238 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share