Si do të vijojë moti këtë javë? Meterologia jep parashikimin e fortë: Ja kur do të ndërpriten reshjet e shiut -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Meterologia e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Anira Gjoni ka treguar se si do të vijojë moti gjatë kësaj jave.

Lexo dhe...  Më këputi shpirtin”, aktori shkodran flet për takimin e fundit me Zef Dedën: E kishte pranuar vdekjen

Në një lidhje me Skype, ajo tha se do të vijojnë reshjet e shiut, të cilat do të ndërpriten ditën e mërkurë dhe do të fillojnë sërish në vazhdim. Sipas meterologes, reshjet e kësaj jave janë tipike për stinën e vjeshtës. Ajo ka theksuar se shtatori do të shoqërohet nga mot i paqendrueshëm dhe reshjet janë karakteristikë e tij.

“Kjo javë do të vazhdojë me reshje shiu. Ato do të ndërpriten të mërkurën dhe do të nisin sërish ditën e premte, të shtunë dhe të diel.

Lexo dhe...  Moti i keq në SHBA, temperaturat pritet të bien në -45 gradë, anulohen fluturimet dhe ndërpritet energjia

Temperatura nuk do të kenë rënie drastike, por do të jenë më të freskëta. Ashtu si gjatë natës që moti u shoqërua me reshje, ashtu do të vazhdojë intensiteti dhe të premten. Ndërsa, të enjten reshjen do të jenë më pak të dobëta. Reshjet e kësaj jave janë tipike për stinën e vjeshtës. Shtatori njihet për reshjet dhe kjo është karakteristikë e tij. Ndërsa, sa i përket temperaturave të ajrit jemi në vlerat mesatare”, tha ndër të tjera Gjoni.

(Vizituar 563 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share