Tag: kronike e zeze

Identifikohet kufoma e gjetur afër shkollës 9-vjeçare në Tiranë, në trupin e pajetë të 75-vjeçarit-Çkemi News
Albania

Identifikohet kufoma e gjetur afër shkollës 9-vjeçare në Tiranë, në trupin e pajetë të 75-vjeçarit-Çkemi News

Një trup i pajetë është gjetur këtë të martë në Tiranë. Sipas policisë, trupi i pajetë dyshohet të jetë i shtetasit I. T., 75 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. “Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.
U përplas nga gomonia në sy të fëmijëve e bashkëshortes në Vlorë, vd*es pas 3 operacioneve në Turqi Alban Kukaviqi -Çkemi News
Albania

U përplas nga gomonia në sy të fëmijëve e bashkëshortes në Vlorë, vd*es pas 3 operacioneve në Turqi Alban Kukaviqi -Çkemi News

  TURQI- 60-vjeçari Alban Kukaviqi, i cili u përplas nga një gomone në Vlorë gjatë pushimeve në muajin Korrik, ka hum,bur jetën ditën e sotme në Turqi. Kukaviqi ishte i shtruar në një spital turk, pas përplasjes për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar, por nuk arriti që tu mbijetonte plagëve të marra. Dosja.al, mëson se Kukaviqi ka humbur jetën gjatë operacionit të tretë që po bënte për këmbën. Për shkak të përplasjes ai humbi këmbën dhe gjatë këtij operacioni do të vinte protezë. Por për shkak të dy operacioneve të mëparshme, Kukaviqi nuk arriti që të mbante dot narkozën. 60-vjeçari Kukaviqi ishte punonjës pranë Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, të cilët u kanë shprehur ngushëllime familjarëve. Postimi i Plotë: Thellësisht të p...
“S’e ha dot ti djersën e familjes sime, kështu e pësojnë ata që u hyjnë njerëzve në hak”, publikohen pamjet e efektivit pasi plagosi Lorenc Kostën-Çkemi News
Albania

“S’e ha dot ti djersën e familjes sime, kështu e pësojnë ata që u hyjnë njerëzve në hak”, publikohen pamjet e efektivit pasi plagosi Lorenc Kostën-Çkemi News

Videoja që efektivi Erion Goxhara i bëri Lorenc Kostës pasi e plagosi është publikuar këtë të diel, 6 ditë pas ngjarjes së rëndë. Në video dëgjohet se efektivi akuzon Lorenc Kostën se ai i ka mbajtur gruan 4 vite peng. “Ti të më mbash nusen peng 4 vite dhe t’i hash lekët?! Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje. S’e ha dot ti djersën e familjes sime, nuk hyn dot ti në familjen time o …”, thotë ai. Erjon Goxhara, polici i cili plagosi me armë 45-vjeçarin Lorenc Kosta, u la në burg nga Gjykata e Tiranës disa ditë më parë. Ky i fundit shprehu pendesë për veprimin që kreu në dëm të shtetasi Lorenc Kosta. Avokatët kërkuan masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin e tronditjes së rënd...
Rrëfimi tronditës i infermierit në Polici: Kam vrarë 4 të moshuar, më ndihmoni të mos e përsëris! -Çkemi News
Bota

Rrëfimi tronditës i infermierit në Polici: Kam vrarë 4 të moshuar, më ndihmoni të mos e përsëris! -Çkemi News

Një infermier 48-vjeçar është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi ka rrëfyer se ka qenë shkaktar i vdekjes së 4 personave të cilëve u shërbente si kujdestar. Mario Eutizia, shkoi vetë te Karabinierët të enjten dhe pranoi gjithçka kishte bërë. Sipas mediave italiane, 48-vjeçari ka rrëfyer se në të katër rastet, ku kishte dhënë doza qetësuesish shumë herë mbi nivelin e lejuar klientëve të tij, duke iu shkaktuar vdekjen. Sipas tij, këtë e kishte bërë i shtyrë nga një “ndjenjë e thellë dhembshurie dhe mëshire për viktimat”. Dy prej vrasjeve kanë ndodhur në vitin 2014, por autoritetet ende nuk kanë identifikuar dy viktimat. Ndërsa dy raste të tjera, janë regjistruar njëri dhjetorin e kaluar dhe djetri në mars të këtij viti. Dy viktimat e fundit janë identifikuar. ...
Spërkat veten me benzinë në banesë dhe përfundon në gjendje të rëndë në spital -Çkemi News
Albania

Spërkat veten me benzinë në banesë dhe përfundon në gjendje të rëndë në spital -Çkemi News

Tenton të vetëdigjet me benzinë në banesën e tij një 64 vjeçar në Fier. ‘Rreth orës 11:10, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Fierit, shtetasi Sh. M., rreth 64 vjeç, banues në Ballsh, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, pasi ka tentuar të vetëdigjet në banesë, duke hedhur lëndë djegëse (benzinë) në trup. Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’, njofton policia.
TMERR në Fier! Dy persona gjenden të vdekur, një grua e varur në hangar dhe një burrë në…-Çkemi News
Te Fundit

TMERR në Fier! Dy persona gjenden të vdekur, një grua e varur në hangar dhe një burrë në…-Çkemi News

Mësohet se viktimat janë gjetur në dy fshatra të ndryshëm, mbrëmjen e djeshme Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar, teksa dy persona janë gjetur të pajetë në Fier. Mësohet se viktimat janë gjetur në dy fshatra të ndryshëm, mbrëmjen e djeshme. Fillimisht, në orët e pasdites, një 59-vjeçare nga fshatin Kashisht, është gjetur e varur në një hangar në afërsi të banesës së saj nga familjarët. Paraprakisht dyshohet se është vetëvrarë. Më pas, në orët e mbrëmjes, një 66-vjeçar në fshatin Dushk, është gjetur i vetëvarur. Hetimet po vijojnë për të dyja ngjarjt e rënda. Njoftimi i policisë: Rreth orës 17:30, në fshatin Kashisht, në një hangar në afërsi të banesës së saj, është gjetur nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, shtetasja F. K., 59 vjeçe. Rreth orës 2...
U gjet i vrarë me plumb në dhomën e gjumit, zbulohet konflikti i disa viteve më parë i viktimës në Mirditë! Shkonte çdo verë në fshat për të mbrojtur…-Çkemi News
Albania

U gjet i vrarë me plumb në dhomën e gjumit, zbulohet konflikti i disa viteve më parë i viktimës në Mirditë! Shkonte çdo verë në fshat për të mbrojtur…-Çkemi News

Frederik Radi, 68 vjeç, u gjet nga e bija këtë mëngjes i vrarë, në dhomën e tij të gjumit në shpinë e tyre në fshatin Orosh të Mirditës. Policia dyshon se ai është qëlluar me armë nga dritarja e banesës, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur gjithë çka ndodhur. Sipas dyshimeve të para mendohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, teksa komunikimi i fundit i viktimës ka qenë me të motrën. Te hënën e bija e ka marrë në telefon, por ai nuk është përgjigjur, ndërsa ngjarja u zbulua sot rreth orës 2 të mëngjesit kur vajza shkoi në fshat. Gazetarja  e Top Channel, Dorjana Bezat, ka mundur që të zbulojë detaje për ngjarjen, teksa në dritë del një konflikt i disa viteve më të parë mes viktimës dhe disa banorëve të fshatit. Shkak dy...
Ndërrojnë jetë dy të plagosurit në Velipojë/ Zbulohet identiteti i tyre-Çkemi News
Albania

Ndërrojnë jetë dy të plagosurit në Velipojë/ Zbulohet identiteti i tyre-Çkemi News

  Dy persona janë qëlluar me armë zjarri në Velipojë këtë mbrëmje. Nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të vdekur dy të rinj. Njëri Ardis Ishmi dhe Ersid Hoxha, punëtor i një prej hoteleve në zonë. Ende nuk dihet nëse janë plagosur nga një person tjetër, apo kanë qëlluar njëri-tjetrin. Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital. Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Kom...