Ndërrojnë jetë dy të plagosurit në Velipojë/ Zbulohet identiteti i tyre-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Dy persona janë qëlluar me armë zjarri në Velipojë këtë mbrëmje.

Nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të vdekur dy të rinj. Njëri Ardis Ishmi dhe Ersid Hoxha, punëtor i një prej hoteleve në zonë.

Ende nuk dihet nëse janë plagosur nga një person tjetër, apo kanë qëlluar njëri-tjetrin.

Lexo dhe...  Tapë në timon, live në TikTok/ Kozakut i sekuestrojnë makinën super luksoze, momenti kur ia marrin me karrotrec  -Çkemi News

Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.

Lexo dhe...  VIDEO TRONDITËSE/ Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, nëna kërkon dëshpërimisht të birin e vdekur në dyert e spitalit: Më lini të shoh djalin për herë të fund-Çkemi News

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

(Vizituar 6 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share