Tag: Fundi botes

Gati gjysma e qyteteve kryesore të Kinës po fundosen për shkak të nxjerrjes së ujit
Kuriozitete

Gati gjysma e qyteteve kryesore të Kinës po fundosen për shkak të nxjerrjes së ujit

  Sipas studiuesve gati gjysma e qyteteve kryesore të Kinës po fundosen, dhe shkak ëshë bërë nxjerrja e ujit dhe pesha në rritje të zgjerimit të tyre të shpejtë. Disa qytete po fundosen me shpejtësi, me një në gjashtë që i kalon 10 mm në vit. Shkencëtarët thonë se urbanizimi i shpejtë i Kinës në dekadat e fundit do të thotë se tani po merret shumë më tepër ujë për të përmbushur nevojat e njerëzve. Në qytetet bregdetare, kjo rënie kërcënon miliona njerëz me përmbytje ndërsa niveli i detit rritet. Kina ka një histori të gjatë të fundosjes së tokës, me Shangain dhe Tianjin që tregojnë prova të fundosjes që nga vitet 1920. Shangai është fundosur më shumë se 3 metra gjatë shekullit të kaluar. Në kohët më moderne, vendi po sheh prova të përhapura të rënies në shumë prej qyt...
“Kemi vetëm dy vite kohë për të shpëtuar planetin”
Mister

“Kemi vetëm dy vite kohë për të shpëtuar planetin”

    Eksperti kryesor i klimës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) thotë se njerëzimi ka dy vjet kohë për të zbutur efektet më të këqija të ngrohjes globale. Sekretari Ekzekutiv i OKB-së i Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, Simon Stiell, e bëri këtë deklaratë në një event publik në Londër. "Kush ka saktësisht dy vjet për të shpëtuar botën? Përgjigja është çdo person në këtë planet", citohet ai. "Ne ende kemi një shans për t’i ulur emetimet e gazeve serrë, me një gjeneratë të re planesh kombëtare të klimës. Por këto plane më të forta na duhen sot", tha Stiell. Dy vitet që ai ka vënë si kufi kohor janë më pak sesa ajo që kanë parashikuar ekspertët e klimës. Sipas këtyre të fundit, bota duhet të reduktojë në mënyrë...
Në çfarë ore është fundi i botës? Frikërat që nuk na lënë të qetë
Mister

Në çfarë ore është fundi i botës? Frikërat që nuk na lënë të qetë

  A do të shënojë apokalipsi i insekteve fillimin e fundit të biodiversitetit? Apo në vend të kësaj, në një skenar post-atomik, a do të jetë Blattella germanica e vetmja krijesë që do të mbijetojë? Nuk është skenari i “The Last of Us” ose një nga serialeve të shumta televizive në qarkullim (makthet, për skenaristët, janë ëndrrat e reja), por pyetje reale për këto kohë të errëta. Nga ana tjetër, karkalecat që dikur mbushnin Afrikën, sot kanë pushtuar Sardenjen. Regjistrimi i shtatorit më të nxehtë në histori sigurisht që ka të bëjë me këtë, me gjithë respektin për ata që dyshojnë se klima po çmendet. Ende pa ikur tronditja nga pandemia, e cila ka bërë që konsumimi i anksiolitikëve të rritet, erdhi pushtimi nga Rusia i Ukrainës dhe hipoteza e “luftës së tretë botërore”. Më pas...
Maska me gaz, stërvitje dhe ushqim për qentë”, grekët përgatiten për fundin e botës
Mister

Maska me gaz, stërvitje dhe ushqim për qentë”, grekët përgatiten për fundin e botës

Strehimore, depo ushqimesh, ilaçesh, armësh dhe mjetesh, mbijetesë në natyrë dhe vetëmbrojtje. Këto janë karakteristikat kryesore të një mbijetuesi, siç përshkruhet nga grekët që po përgatiten për fundin e botës, ose për ndonjë katastrofë. “Është filozofia e parandalimit në drejtim të përgatitjes për çdo gjë që mund të ndodhë. Megjithatë, mbijetesa është një gjë tjetër. Të gjithë mendojnë se asgjë nuk do t’i ndodhë”, thanë fillimisht ata. Më pas një burrë tregon shtëpinë e tij, për të cilën thotë se është gati për çdo fatkeqësi. “Unë jam gati për një fatkeqësi bërthamore. E kam përgatitur gjithë shtëpinë për këtë punë. Sidomos bodrumi”, tha ai. Ai e ka blinduar shtëpinë e tij me hekur. “I reziston edhe një rakete”, siç thotë ai duke shtuar se të bësh gjithçka me du...
Asteroidi me madhësinë e një fushe futbolli i afrohet tokës, mund të vrasë miliona njerëz, por çfarë thonë shkencëtarët – Çkemi News
Bota

Asteroidi me madhësinë e një fushe futbolli i afrohet tokës, mund të vrasë miliona njerëz, por çfarë thonë shkencëtarët – Çkemi News

Një asteroid me madhësinë e një fushe futbolli do të kalojë pranë Tokës këtë të premte. Paralajmërimi u dha nga NASA që e konsideron asteroidin si potencialisht të rrezikshëm. Momenti kur asteroidi 2008 OS7  do të jetë më pranë tokës është 1.7 milion milje nga toka. Edhe pse kjo mund të duket si një rrugë e largët, është mjaft afër në aspektin hapësinor që NASA ta shtojë atë në “orën e asteroidit”, teksa ekspertët do të vëzhgojnë me vëmendje afrimin e tij. Ai konsiderohet potencialisht i rrezikshëm sepse i afrohet mjaft Tokës dhe mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në rast të një përplasjeje. Vlerësohet se një goditje n
Fundi i botës’ parashikohet disa ditë para Krishtlindjes, pasi një ngjarje e rrallë hapësinore po shkakton frikë
Mister

Fundi i botës’ parashikohet disa ditë para Krishtlindjes, pasi një ngjarje e rrallë hapësinore po shkakton frikë

‘Fundi i botës’ është ‘parashikuar’ të vije vetëm disa ditë para Krishtlindjes pasi një ngjarje e rrallë astronomike nxit një teori të egër konspiracioni në internet. Parashikimet e ‘Ditës së Kiametit’ të përqendruara rreth kalendarit Maya kanë mbështetur në mënyrë të gabuar fundin e botës në shumë raste, duke filluar me fenomenin në vitin 2012, shkruan Express.co.uk. Data 21 dhjetor 2012, u konsiderua si data e mbarimit të një cikli 5,126-vjeçar të gjatë në kalendarin Mesoamerican Long Count, dhe kjo do të shënonte edhe fundin e botës, sipas civilizimit Maya, transmeton Telegrafi. Por disa sugjeruan që data shënoi apokalipsin me teori të ndryshme duke filluar nga ardhja e maksimumit tjetër diellor, një ndërveprim midis Tokës dhe vrimës së zezë supermasive, ose një përplasje me nj...
Dëborë dhe përmbytje, miliona amerikanë në stuhi acari para eklipsit diellor
Mister

Dëborë dhe përmbytje, miliona amerikanë në stuhi acari para eklipsit diellor

Stuhia e vonuar e acarit në Amerikë po krijon probleme në verilindje. Kjo solli disa centimetra dëborë në Maine dhe New Hampshire. Stuhia e fuqishme dimërore ndërpreu energjinë elektrike për më shumë se gjysmë milioni amerikanë. Guvernatori në Maine lëshoi paralajmërime për shoferët që të mos ngasin automjetet e tyre. Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në disa zona bregdetare në Massachusetts. Teksa njerëzit duket se po e lënë pas këtë stuhi, pritet që të goditen sërish nga reshje të tjera dëbore. 8 milionë amerikanë në verilindje të vendit janë nën një alarm për dimër të ashpër. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëron se në Mainë mund të bjerë deri në 60 centimetra dëborë. Kjo ka qenë një javë e çuditshme për motin në Shtetet e Bashkuara. Të martën, miliona amerikanë u goditën ...